Martin Camaj në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Shtëpia muze e Ismail Kadaresë është kthyer tashmë jo vetëm në një atraksion turistik, por dhe në vendin ku artistët dhe shkrimtarët zhvillojnë aktivitete.

Në javën kulturore kushtuar Martin Camajt, studiues, dashamirës dhe lexues organizuan një mbrëmje diskutimi mbi rëndësinë e veprave të tij.

Berisha: Mbi të gjitha Martinin duhet ta studiojnë në disa pikëpamje. Qoftë nga antropologjia kulturore, letësia dhe literatura.

Martin Berisha, drejtor i Qendrës për hulumtime shkencore dhe studime shqiptare Albanica në Lubjane kërkoi prej të rinjve ti kushtojnë më shumë vëmendje veprave të Camaj.

Berisha: Ai duhet sjellë, duhet futur në kurikulumet shkollore, por jo në mënyrë mekanike natyrisht. Për Martinin sot në Shqipëri të gjithë flasin dhe sillen sikurse nuk dinë asgjë. Janë momentet e fundit që Martini por jo vetëm të sjellin letërsinë shqipe në vendin ku ata e meritojnë. 

Megjithëse Camaj u kujtua dhe për përmasën e vet letrare e njerëzore fokus i diskutimeve u bë misioni për të hedhur më shumë dritë tek puna e tij si gjuhëtar e albanolog, si dhe nevoja për të sjellë në shqip korpusin e studimeve të tij gjuhësore.

RTV Ora - Martin Camaj në shtëpinë e Ismail Kadaresë

SHKARKO APP