“Mashkulli i bardhë, i mposhtur”, romani i fundit i Houellebecq që parashikon pakënaqësitë franceze

Ai adhurohet si eksportuesi më i madh letrar i Francës, një shkrimtar kontrovers e provokues, i cili tregon pa dorashka të vërtetat e vendit.

Kështu që, kur romani i shumëpritur i Michel Holluebecq, “Serotonim”, doli nëpër dyqanet franceze këtë të premte, me një tirazh prej 320 mijë kopjesh e përkthime në shumë vende të botës, autori qëndroi në heshtje për herë të parë dhe refuzoi çdo lloj interviste e reklamimi një media. Kjo u quajt një zhvillim kombëtar.

Botimi i romanit u shoqërua nga titulli “Legjioni i Nderit”, nderimi më i madh francez, që iu dha 62-vjeçarit nga presidenti francez, Emanuel Makron, për shërbimin e bërë ndaj letërsisë franceze.

“Serotonin”, historia e një inxhinieri të dashuruar që raporton te ministria franceze e bujqësisë dhe që e urren BE-në, është parë nga mediat franceze si një vepër vizionare. Romani ngrihet kundër politikanëve që nuk luftojnë për interesat e popullit, por që janë gati të vdesin për tregtinë e lirë.

Libri i shkruar para se të niste lëvizja e Jelekëve të Verdhë, tregon për fermerët e dëshpëruar në Normandi, të cilët bllokojnë rrugët dhe përplasen me policinë.

Houellebecq dhe narratorët e tij të dëshpëruar, mesoburra të bardhë, janë parë si parashikues të gjendjes kombëtare. Romani i tij i fundit para këtij, “Submission”, flet për një Francë të nënshtruar nga ligji i Sheriatit pasi vendi zgjedh një president mysliman në vitin 2022. Ai u botua më 7 Janar të vitit 2015 dhe ka në kopertinë një foto të revistës satirike, Charlie Hebdo, para se zyrat e tyre të sulmoheshin nga terroristët të cilët vranë 12 veta.

Romani edhe më përpara këtij titullohej “Platform”, dhe flet për turizmin e seksit e terrorizmin, një vit para bombave në Bali, të vitit 2002.

Romani ndjek një antihero tipik të Houllebecq: një burrë i vetmuar, i pakënaqur dhe që rendit në lista talentet seksuale të grave me të cilat fle. Kur kthehet në fshatrat e Normandisë, kujton dashurinë e humbur. Narratori, një konsulent bujqësor, ka punuar dikur për korporatën e madhe “Monsanto”, para se të dështonte me një projekt për të krijuar reklamime të reja të djathit të Normandisë. Atë nuk e tërheq jeta urbane dhe i shmanget veprimtarive në supermarketet e qendrës së qytetit.

Në një artikull të fundit për Harpers, Houllebecq vlerëson Donald Trumpin për politikat proteksioniste dhe e quan “një nga presidentët më të mirë amerikanë”. Ai vlerëson Brexit po ashtu: “Britanikët më acarojnë, por s’mund t’ua mohosh guximin.”

“Serotonin”, që do të botohet në anglisht edhe në shtator, e kritikon rëndë tregtinë e lirë. Houellebecq thotë që nuk voton në zgjedhje, vetëm në referendume.

Siç ndodh shpesh me Houllebecq, shkrimet shkaktojnë fyerje që para se të botohen. Një deputet nga partia e Makronit u ankua se narratori e quante qytetin perëndimor të Niortit “ vendi më i shëmtuar në Francë”, duke sugjeruar se shkrimtari duhej të dilte nga “flluska pariziane” e ta vizitonte qytetin.

Në fakt, të qenit i mbyllur në flluskën pariziane, si shkrimtar i njohur, është diçka të cilën Houllebecq e ka përshkruar edhe vetë si negative. Nëse dikur mishëronte burrin anonim e nihilist në periferitë e betonit, tani është bërë aq i pasur sa ankohet se është pjesë e elitës së globalizuar.

Fama botërore e Houellebecq erdhi nga romanet që përshkruanin burra të mbyllur në ekzistenca pa dashuri e që admironin seksin e rastësishëm. Romani i shtatë, në të cilin autori flet me detaje për të dashurat e të shkuarës, madje, edhe për mënyrën se si vepronin me penisin e tij, bëri që disa nga admirueset më të mëdha, si kritikja Nelli Parielian, nga revista “Les Inrocks”, të pranonte se shkrimtari nuk e kishte kuptuar lëvizjen “Me Too”.

Kaprielian tha për radion franceze se pikëpamja e vjetruar që kishte për gratë ishte rezervimi i vetëm që kishte për romanin. Referencat për “bestialitetin”, (seks me kafshë), dhe përshkrimi i zbulimit të fotove të abuzimit me fëmijë ishte gjithashtu diçka që bëri disa kritikë të mos jenë dakord. Elisabeth Philippe shkroi në L’Obs: “Estetika e mashkullit plak të bardhë është tashmë e dalë mode. Nuk sjell më asgjë të mirë. Ç’vlerë ka të përpiqesh ta shpëtosh?”, pyet narratorja.

Edhe pse Houellebecq ka qëndruar larg medias, ai e la në dorë të mikeshës Carla Bruni, (këngëtares e supermodeles së martuar me ish presidentin Sarkozi), që të tregojë në Instagram për martesën e tij të fundit e për faktin që nuk ka hequr dorë nga kinemaja. Houellebecq është shfaqur shpesh para e prapa kamerës, dhe thuhet se po filmon me aktorin Gerard Depardieu. Dy burrat luajnë personazhet që ndodhen në një shtëpi pushimi bregdetare.

Revista Charlie Hebdo, e cila e paraqiti Houellebecq në vitin 2015 si një Nostradam që përgatitej të festonte Ramazanin, botoi një paragraf të shkurtër ku thuhej se romani i tij ishte duke u botuar: “S’do të themi asgjë të keqe për të. Herën e fundit nuk patëm sukses.”(tch)

SHKARKO APP