“Maskuar” rikthehet në skenë, këtë herë në Akademinë e Arteve

Mungesa e dashurisë dhe dyshimi vendosin përballë njëri-tjetrit anëtarët e një familjeje. Por, kjo bëhet edhe më e dukshme, kur këto plagë shkaktohen gjatë një lufte guerile. Këtë trajton subjekti i “Maskuar” i Ilan Hatsor, që vjen nën regjinë e Milto Kutalit. Artistët që i japin zë kësaj shfaqjeje janë Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino.

Ngjarja është e vendosur në një fshat palestinez, në vitin 1990, por situata e tre vëllezërve palestinezë, të cilët përjetojnë ethet e vdekjes për shkak të tradhtisë, gjendet kudo ku forcat ushtarake kanë ndarë njerëzit e afërt nga njëri-tjetri.

Shfaqja “Maskuar” me regji të Milto Kutalit ngjitet në skenën e”Akademisë së Arteve” (salla madhe) në datat 15-16-17-18 në orën 19:00.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar këtë dramë, një tjetër shfaqje të mrekullueshme në kryeqytet, thekson atsh.

“Një tjetër shfaqje e mrekullueshme në qytet. Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Ismail Shino dhe Eri Rruga vijnë me një dramë të fuqishme me regji të Mitro Kutalit, që nuk duhet humbur. Maskuar” në Akademinë e Arteve, në datat 15-16-17-18 nëntor,  ora 19.00. Biletat – pranë Teatrit Eksperimental dhe Akademisë së Arteve”, thotë Veliaj.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/564327570665608/?t=0

Image may contain: 2 people, including Arben Derhemi, people sitting and shoes

Image may contain: 1 person, sitting and shoes

Image may contain: Arben Derhemi, beard, text and closeup

SHKARKO APP