Mbi 30 mijë turistë në Gjirokastër, vizitorë nga shtete të ndryshme të Europës. Më fanatikët janë italianët

Historia e Gjirokastrës tërheq çdo vit e më shumë vëmendjen e vizitorëve. Edhe në këto ditë të para të shtatorit, vizitorët zgjedhin që të vizitojnë muzetë e qytetit të gurtë. Këtë fundjave në pjesën historike të qytetit kishte vizitorë nga Kosova.

Turistët janë nga vende të ndryshme të Europës. Këtë vit më shumë ka patur turistë italianë ndërsa një numër i lartë vizitorësh janë nga Spanja. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale në 8 muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve është dyfish më i lartë se në 12 muajt e vitit të kaluar.

Por çfarë vizitojnë më shumë turistët? Ata që shkojnë në pjesën historike të qytetit të Gjirokastrës vizitojnë kalanë dhe muzeun e saj, por edhe muzeun etnografik dhe tunelin e Luftës së Ftohtë.

SHKARKO APP