Mbi origjinën etnike, biografinë, ndryshimet në emër e mbiemër, datë dhe vitlindjen e Migjenit!

Nga Agron Luka

Bota dhe kritika letrare shqiptare e kohës kur jetoi dhe shkroi me dëshirën e tij në gjuhën shqipe, shkrimtari Millosh Nikolla, megjithse kishte shkruar pak si sasi, e mirëpriti, e nderoi, e ndihmoi dhe e pranoi këtë “talent të rrallë” me cilësi të spikatur, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe fill mbas vdekjes.

Duhet ta pranojmë sot, se ndër fillesat më të vlerësuara për botimet e Migjenit,  e kishin bërë revista Illyria, e cila i botoi pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, pastaj disa organe të tjera dhe Bota e Re. Më në fund vlerësimin më final, e kreu antologjia “Shkrimtarët Shqiptarë, 1941, e cila e përfshiu dhe e rradhiti novelistin dhe poetin mbas vdekjes, ndër shkrimtarët e nacionalitetit shqiptar. Me atë rast ishin  patur  parasysh:

1) Vetë dëshira e shkrimtarit, për të shkruar shqip dhe për t’u vetëprezantuar si shqiptar.

2) Nuk pati asnjë pengim, fakti se shkrimtari nuk kishte arritur t’i botonte me gjalljen e tij, të gjitha krijimet  në poezi e në prozë në libra të veçantë ose në një të përbashkët.

3) Nuk pati asnjë pengim, as çështja se origjina e tij etnike e largët, kishte mbetur e diskueshme, ku luhatej: midis etnive sllavojugore të natyrualizuara si shqiptare, apo e kundërta si alban/shqiptare e pastër dhe e maskuar ashtu si serbe- malazeze a maqedone në një zonë bilinguiste. (?!)

Gjithsesi, sido të ketë qenë origjina e largët etnike (mjaft të kujtojmë shembullin e Lermontovit, me origjinë skoceze i natyralizuar si rus), në çdo rast ky nderim dhe ky vlerësim ishte dhe mbetet një kontribut realist, kryesisht i dy bashkëqytetarëve të tij, megjithse nuk ishin identikisht me të në një linjë ideologjike.

(“Shkrimtarët Shqiptarë, Pjesa II, Prej Lidhjes së Prizrendit deri sot, Për shkollat e mesme, Botim i Ministrisë Arsimit, Tiranë 1941, f 471-475, Punue nën kujdesin e E. Koliqit dhe K. Gurakuqit)

Me këtë rast nga kjo antologji e v. 1941, me aq sa kishte mundësi botoi mbi jetëshkrimin dhe Veprat letrare, aq sa njiheshin atë kohë. (Këtu u bot. Vjersha, “Të lindet njeriu…”, nxjerrë nga “Illyria”, nr. 21, Shtatuer 1935 dhe proza “Zeneli”, nxjerrë nga “Përpjekja Shqiptare”, nr. 18-24, Dhjetuer 1938)

Kjo njohje e nacionalitetit shqiptar dhe ky vlerësim i talentit, janë akte të rëndësishme që realisht e kishin merituar me kohë të nxirreshin në dritë të qartë, mbas gjith asaj nebuloze keqinterpretimi dhe shtrembërimi.

Në kohën e diktaturës së regjimit të Hoxha – Shehut, ndër kameleonizmat e shumta me “boshtin ideologjik dhe miqt e jashtëm”, që siç e dijmë tashmë ndërronin “si hana e Bajramit”, pati edhe një periudhë, kur donin ta nxirrnin me përdhunë Migjenin, si: “…krijuesi i tre kryveprave që përbëjnë themelin e letërsisë sonë të realizmit socialist” dhe sikur zbulimi, njohja dhe argumentimi i identitetit 100% shqiptar, si nga gjyshërit e gjyshet e hershme mesjetare, si nga baba Gjoko, nga nana Sofia,  edhe nga gjyshja Staka, u argumentuan “me siguri absolute shqiptare”, si rezultat i “zbulimeve” të prof. Skënder Luarasit. (Migjeni, Vepra, bot. 1957, f 46; f 7, etj.)

Duke i mëshuar kësaj çështje të diskutuar, qysh nga koha e prof. A. Pipës dhe diku edhe e prof. Shuteriqit, këtë “shqiptarësi të kulluar qysh nga origjina e largët”, pa i hyrë fare gjetjes e analizës së dokumenteve, e kanë mbrojtur me shumë theksim madje edhe me indinjim, edhe interpreti I. Kadare, e sidomos M. Zeqo etj! Mirëpo, tjetër gjë është simpatia personale etj, dhe tjetër gjë është ta imponosh me dhunë e me të ashtuquajtura argumente subjektiviste, një hipotezë, aq më tepër një brez që nuk e kishte njohur fare, as Migjenin personalisht e as prindërit  e tij!

Kishin mjaftuar vetëm 6 copë shënime e komentime lakonike të Gj. Lukës, te vjersha “Kangë në Vete”, ku “kojshitë”, interpretohen edhe si farë e fisi i Migjenit nga gjyshja Staka Milaniç, me origjinë sllavojugore serbo-malazezë, që një lumë akuzash e përgojimesh të hidheshin mbi Gjovalin Lukën, a thua se çfarë krimi na paskësh bërë…! (shih, “Migjeni, Vepra”, bot. 1954, f 57-58)

Dhe jo vetëm kaq, por interpret/tefseristët e rinj të shek XXI, shkuan edhe deri te komplet deformimi i kuptimit të kësaj vjershe, ku fqinjët e veriut na qenkeshin shqiptarët e Malit të Zi!

Mbas kësaj “dërrase shpëtimi”, u kap edhe z. Petro. S. Luarasi, me një seri botimesh e ribotimesh ku kishte mbetur takuar, kundra “gojës së moçme të mykur dhe shpifjeve të Agron Lukës”, sepse ky “Agroni, birboja, leshkoja etj”, nuk e kishte pranuar “një ndjesë që Gjovalini na i kish kërkuar Skënderit”, ndjesë që z. Petro e riprodhonte si montaturë, simbas Kujtimeve amanete gojarishte! Petro Principialisti, mbasi i mbushi thasët e disa Forumeve si Petroli etj, plot e përplot, u hodh në sulm duke shpërndarë edhe Fletushka Mbarëkombëtare, simbas një Fetvaje të gaz. Albania… Petroja, dilte tashti jo vetëm si, vërtetuesi 100% i shqiptarësisë së Nikoliçëve,  Milaniçëve, Kokoshkiçëve, por edhe si miratuesi i  Zbulesave me  “grupazhe e helm në gjellën migjeniane “…

Si më të fundmin, Luarasët, brohoritën studiuesin Kristaq Jorgo, që e ribotuan edhe te Petroli… (shih, www.forumishqiptar.com, K. Jorgo, “Mbi identitetin etnik të Migjenit”. 2010. Shih skanimin.)

Sikur nuk shkon o studiues “i pagabueshëm”, që dhandri të imponojë mbi familien e  nuses dhe as mbesa gjenetike, e nipi jo gjenetik të vendosin… apo jo?! Pa le pastaj, kur futet në mes edhe dhandri i dhandërit! Paskeni pritur “studimin e shkëlqyer” të Kristaq Jorgos, më 2010-2011 për t”i vënë “Vulën e Fundit”?!

Por, qofsha i gabuar, por ai nuk thotë të njejtën tezë-hipotezën tuajën! Ne (le që nuk na pyet kush) gjithsesi edhe po të na pyesnin, nuk do kishim asnjë lloj kundërshtimi, që të konsiderohej e aprovuar dhe e zgjidhur çështja:  prindërit Gjoko dhe Sofija dhe vetë Migjeni, e kishin pranuar me vetë dëshirën e tyre të bëheshin si shqipetarë, ose mbase  ishin shqiptarë qysh nga mesjeta. Por, ju duhet ta kishit vërtetuar këtë, sepse e morët përsipër!

Ndërsa, të supozosh si z, K. Jorgo se, kjo përzgjedhje, bëhej se shqiptarët na ishin më afër perëndimit evropian dhe se këtë aspiratë “mbarë shqiptare” dhe mjaft të përhapur edhe në etnitë e përafërta sllavojugore, sidomos atë malazeze etj, kësaj i thonë t’ia mbushësh me top!

Kristaqi “modern”, mund t’i thoshte nja dy fjalë edhe për tendencat  mercenare të atyre aq nuk begenisnin as të quheshin shqipetarë dhe që bënë ç’mundën për t’u natyralizuar si osmanlli e turq, dyke ndërruar emra e mbiemra, fe e ideologji… Pa folur ende edhe për grekomanët, filoitalianët etj, dhe pa folur në finale për kameleonizmin e Hoxha – Shehut, deri edhe në pozitat ultra donkishoteske të Enver Hoxhës, si: Hazreti i fundit nga Hartumi, klasiku  i marksizëm –leninizmit… Dhe sikur të kishte mbaruar me kaq ky kameleonizmi shqiponjatar…

II.

Kritika letrare tradicionale, pastaj edhe ajo e pretenduar si përparimtare, si fillim e kryen në përgjithsi mirë dhe mjaftueshëm, analizën e poezive dhe prozave të Migjenit. Si arritje më të spikatura mund të përmendim studimet e kritikëve, si Qemal Draçini, Arshi Pipa, etj.

Ishte prof. Pipa, me sa duket i pari që sinjalizoi numërin e 25 prozave të shkurta – novela gjithsejt, duke përfshirë këtu edhe 7 copë nga ato të panjohurat fare, të pa botuara, të cilat me sa duket i ka njohur të lexuara. Aso kohe S. Luarasi ishte në kampet e përqërimit në Francë…

Po ashtu prof. Pipa, pohon se, disa nga këto novela të pa botuara gjenden ndër duer të ndryshme, çka do të thoshte se vetë Migjeni i kishte bërë të njohura në ndonjë rreth të ngushtë. E jo vetëm kaq, por mundet edhe vetë motrat, ndoshta Ollga më shumë t’i ketë bërë të njohura. Përsa i takon vitit, muajit e datë lindjes së Migjenit, prof. A. Pipa, qysh më 1944, kishte shkruar se ishte: 30 shtatuer 1911. (A. Pipa, “Historia e dhimbshme e “shpirtit të ri”, rev. e përmuajshme “Kritika”, nr. 3 e nr. 4, maj e qershor 1944; Bot. Edhe në A. Pipa, “Për Migjenin”, 2006, f 4-32)

Edhe në shtypin e mbas çlirimit të v. 1944, në tekstet e antologjitë shkollore Migjeni vazhdoi të botohej dhe të komentohej, por një biografi e tij, më e hollësishme se sa ajo e 1941 te Antologjia e cit., nuk po dukej gjëkundi, megjithse tek – tuk ishin hapur dhe kishte çështje të diskutueshme…

Mbas themelimit të LSHSH, më 1945, thuhej se pak kohë më pas, familia e Migjenit, kishte premtuar botimin e një biografie, mirëpo për arësyet e tyre, ishte shtyrë…

Në Konferencën III të LSHSH më 1949, thuhet se SL., as nuk e hapi gojën të diskutonte mbi Migjenin dhe as të deklaronte se kish depozituar materialet e Migjenit… S. Luarasi aso ishte në një lloj lufte “varrmihëse” me Shuteriqin, gjuante kundra A. Pipës etj, duke u përpjekur të tërhiqte direkt vëmendjen e M. Shehut dhe E. Hoxhës…

Enveri dhe Mehmeti, më vonë ia miratuan S.L., sajesat me merita e ngarkesa barrash, me copa letrash manoscrite, pastaj ia ulën, pastaj e ringritën… pastaj medemek e goditën “e përjashtuan nga Lidhja se mbrojti Kadarenë”… për ta mbyllur me finalen kur ia hoqën fare edhe lejen të merrej me “m(b)igjenollogji”, madje nuk ia botuan as “kontributet  me Boletinologji”, që do t’ia dedikonte M. Shehut… dhe jo vetëm që nuk i vajtën fare as në varrim në emrin e Partisë, por nuk i dërguan as ndonjë anëtar byroje të dorës së tretë… por e detyruan të varrosej brenda ditës pa perenduar dielli… (Ah, ç’tragjedi edhe më e rëndë se ato migjenianet dhe se “Vdekja e nëpunësit” e Çehovit…)

Në kohën që ende vazhdonte ish Miqësia me Jugosllavinë, nisur nga disa premisa të families Nikoliqi, duke parë edhe ndonjë predispozitë reverance pan sllaviste (kur erdhi Ehrenburgu), qe lejuar edhe ndonjë thënie si përzierje simbioze kulturore iliro – sllavojugore,  pastaj një farë përvehtësimi kulture sllavojugore, diku qe ndonjë pohim për përdorimin e gjuhës serbo-malazeze në shtëpinë e Nikoliqëve, pati edhe ndonjë pohim nga Pipa si, “gjysëm harrese të gjuhës shqipe”. (Referati “Përkujtimi i Migjenit”, me 21 Tetuer 1945, në Shtëpinë e Kulturës)

Edhe një muaj më përpara se sa ky Përkujtim, prof. Arshi Pipa kishte botuar vjershën “Parathania e Parathanieve” dhe një artikull të shkurtë, “Kujtimi i Migjenit”. Aty ngrinte nevojën  për një përmbledhje e botim të plotë të prozave të Migjenit. Edhe këtu, lexojmë qartë, ditë lindja e Migjenit, shënohet 30 shtatuer 1911. (Rev., “Bota e Re”, nr, 3, Shtatuer 1945, f 45 dhe f 51-52)

Se çfarë kishte patur divergjenca, kritizerizma e hungurima, Skënder Luarasi me Dhimitër S. Shuteriqin e me Arshi Pipën, Shefqet Musarajin etj, pastaj edhe me Bedri Spahiun qysh nga gushti 1949, siç edhe në tetor të vitit 1949 etj, dhe pse nuk e kishin caktuar me detyra, nuk është vendi e tema, por do kemi rastin ta cekim në të tjera shkrime.

T’a shënojmë paradhënie këtu se,  detyrimin për një biografi dhe një plotësim të ish çështjeve të diskutueshme,  nuk e plotësoi as ribotimi Migjeni, VEPRA, nga Angjelina Ceka (Luarasi), 2002 dhe as përkujtimi i 100 vjetorit të lindjes së Migjenit.

Më në veçanti, nuk solli ndonjë gjë të re as Seminari i organizuar nga Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, me datën 10 tetor 2011, në të cilin pati edhe protesta nga një kushëri i Migjenit me banim në Ulqin, i cili nuk ishte dakort me z. Lina, emëri zbunues përkëdhelës i z. Angjelina Ceka Luarasi…

Në këtë Simpozium, e “ftuara e nderit”  mbesa e Migjenit, z. Angjelina Ceka (Luarasi), edhe pse erdhi më shumë se një orë  me vonesë (bashkë me bashkëshortin N. Ceka, në cilësinë e sekretarit të S. Berishës), pati paftyrësinë dhe arrogancën ta hapte e ta fillonte Simpoziumin me Fjalimin Përshëndetës, direkt e me sulme ndaj të ndjerit prindit tim Gjovalin Luka, ish Sekretarit të Shoqërisë së Miqësisë dhe “skupeve gazetareske” të Agron Lukës…

  1. Angjelina, si “migjenologia” me tagrin e pronares me privatizim të Migjenit, mund të merrej me prof. N. Jorgaqin (Gazeta Shqiptare, 9 tetor 2011, f 18 – 20), që kishte botuar “Kujtimet e shokut intim Andrea Stefi: Migjeni e humbi virgjërinë me një prostitutë në Athinë”… Por zonja u mor me ne, megjithse simbas rregullores së përcaktuar nuk lejohej…

Si ndodhi që “poeti proletar i virgjër”, i varfër edhe i sëmurë me TBC, shkoi në një bordel në Greqi dhe shfrytëzoi kundrejt parave për praktikë e eksperimente seksi, nja nga ato… një proletare të varfër greke?!  Ishte kjo e para herë apo e disata herë, siç shkruante Stefi i dashur …

[Më vonë jo në Kujtimet e kujtimeve…,  por një shkrim-studim të Andrea Stefit të hallakatur në Dosjen Migjeni në MHSH, e mblodhëm dhe e botuam ne. Shih, Agron Luka, “Si e shfrytëzuan dhe e çesuruan Andrea Stefin…”, rev. Gegnia, 3 – 2017, f 42-58); Po konstatoj se, ky shkrim-studim i plotë i z. Andrea Stefi, alias Corvus ose Trinitas, na qenka depozituar nga S. Luarasi edhe në Arkvin e Institutit Gjuhësi – Histori, 1954, aktualisht në fondin e Akademisë Shkencave. Dhe pse nuk ia botoi…apo se i shembej tërë ndërtesa…]

Po ashtu, z. Lina, mundej të debatonte me “kushëririn e largët”, Kosto Kitanov, që e kundërshtonte edhe direkt nga salla: “Lina ka shkru gabim, Migjeni asht malazius”…

Po ashtu mund të kishte debatuar me prof. Ardian Marashin, aso kohe drejtor i Albanologjisë, i cili konkludonte se, Migjeni simbas dokumenteve, të hulumtuara në Malin e Zi, nuk rezultonte me origjinë të largët shqiptar – por sllavojugor dhe vetëm në shek XX ishte vetëquajtur si shqiptar.

Prof. Marashi sillte dokumente se në një pasaportë të dt. 13 qershor 1933, emri shkruhej Milosh Nikoliç, i ati quhej herë Gjoka e herë Gjorgje…  (shih fotoskanimet nga ne)

Ne që ishim me Ftesë, respektuam qytetarinë dhe rregulloren e Simpoziumit, ku nuk lejohesh asnjë diskutim, as debate e replika polemika,  jashtë të ngarkuarve me Kumtesa. Ne nuk iu përgjigjëm provokimeve të z. Lina…

III.

Përmes një “Letre manoscrite”, me dt, 12-I-1936, që thuhet se ia kishte dërguar nga Shkodra vetë Migjeni, Skënder Luarasi kishte filluar ta besonte se, “një profeci fatlume” ia kish ngarkuar atij “barrën e vetëdishirueme me u kujdesë për botimin e vjershave Vargjet e Lira”.

Dhe se sa ishte “kujdesur” Skënderi, duke parapaguar edhe ndonjë “kapar te Gutembergu” …

Rreth nëntë vjet më vonë, mbas asaj “arratisjes së bujshme” nga fundi i 1936-tës, si luftëtar vullnetar në Spanjë dhe mbas disa endjeve odiseane të mundimshme nëpër kampet e Francës, ish “profecia” do të pasohej edhe nga “rastësia fatlumtur” kur S. Luarasi do të bëhej dhëndëri i Nikollajve. Me këtë rast Skënderit do t’i binte edhe “barra e dytë” për ta paisur Migjenin me një biografi të denjë dhe të ndrequr nga çorba e gabimeve mbi vit-lindjen e datë-lindjen që (simbas prof. Luarasit) na e kishin gatuar, sidomos disa revista të para çlirimit! …

Por, më përpara se të fillojmë të diskutojmë këtë, le të theksojmë:

Së pari, një lloj biografie, sado e përciptë mund të ishte prezantuar nga vetë e përkohëshmja

“Illyria”, apo nga “Bota e Re”, ku Migjeni kishte patur bashkëpunimet më të spikatura.

Së dyti, një biografi e hollësishme apo sintezë, ka qenë një detyrim i vetë shkrimtarit Millosh

Nikolla, qysh  në provën e botimit,  “Vargjet e Lira”, 1936. Natyrisht këtu nuk përjashtohet as dëshira personale për të mos u prezantuar me biografi, por direkt me veprën.

Së treti, ky detyrim, nqs dikush si super kritizer u ankua, i kishte takuar sëpari familiarëve të

shkrimtarit, dmth motrave të tij dhe më veçanërisht Ollgës, e cila ndiente veten më të aftë intelektualisht, në ribotimin “Vargjet e Lira”, 1944. Por, as ky botim nuk pati biografi.

Për më tepër Ollga  mundej ta plotësonte biografinë edhe mbas çlirimit, meqenëse  njihej edhe me disa intelektualë, si me botuesin Mal’Osmani, me prof. Kostaq Cipo, me prof. Jakov Milaj, me prof. Arshi Pipën, njihej edhe me Bojkën e Enverit… etj.

Ja përse ankohej dhe çfarë “rregullimesh” datash dhe “rregullime” gjenerike bënte Skënder Luarasi, në”Migjeni, VEPRA”, më 1956 – 1957, qysh në HYRJE dhe në JETA:

“Këtë mot u mbushën tetëmbdhjetë vjet që kur pushoi së rahuri zëmra e Migjenit. Megjithse janë shkruar shumë artikuj e disa monografira rreth jetës e punës  së Migjenit në rasa të ndryshme e në mënyrë episodike, gjermë tani nuk është pregatitur asnjë botim i plotë i veprës së tij, as është shtypur ndonjë biografi, sado e shkurtër qoftë, e poetit të adhuruar të rinisë e të masave punonjëse të Shqipërisë.

Dhe megjithse Migjeni ka rrojtur e punuar në kohën tonë dhe shumë prej nesh e kanë njohur personalisht e kanë folur me atë, në sa është shkruar për të janë thënë edhe gjëra që nuk i përgjigjen të vërtetës. Për të dëftyer se të ç’natyre janë këta gabime, të cilët na bie për barrë t’i ndreqim, po japim nja dy shëmbulla karakteristike, në radhën e parë atë të datëlindjes së Migjenit, për të cilën kemi hasur katër vjete të ndryshëm: disa revista para çlirimit kanë dhënë motin 1909, të bazuara si duket në pasaportën e tij që ka këtë datë lindje, sipas regjistrimit të përgjithshëm në Shqipëri më 25 Maj 1930. E bazuar nuk e di në ç’dokument, “Literatura Jonë”, tetor 1948, jep motin 1910; pasaporta e Migjenit e lëshuar prej Konsullatës Shqipëtare në Manastir më 17 qershor 1932 mban motin 1912. Sipas librit të shtëpisë, në të cilin janë shënuar ngjarjet kryesore të të gjith familiarëvet (lindje, vdekje, martesë), ne gjejmë datë e vërtetë të lindjes së Migjenit: 30 Shtator 1911, me stilin e vjetër. Në bazë të këtij dokumenti themelor, Migjeni ka kërkuar që t’i korigjohej gabimi në regjistrin e përgjithshëm. …

Millosh Gjergj Nikolla – ky është emëri i tij i vërtetë, se Migjeni, i përbërë nga bashkimi i rrokjeve fillestare të tre emrave të tij, është pseudonimi ose emri i tij i pendës – lindi më 13 Tetor 1911, në Shkodër, në mëhallën e Fretënve, në atë shtëpinë përballë kishës së tyre, e cila u prish më 1940. Që të zgjerohej rruga dhe sheshi përpara kishës së Françiskanëve. Gjer më sot është dhënë 30 shtatori si datëlindje e poetit; po kjo është sipas stilit të vjetër kalendarik, dhe e ndryshuam me qenë se edhe datë-vdekja e tij jepet sipas stilit të ri.

I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familia e tij e kish origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqipëtare të Rekës… Nikolla… u njoh u njoh dhe u martua me Stakë Milanin, një vajzë nga Kuçi i Malit të Zi, e cila kishte edhe ajo, si gjithë banorët e asaj krahine, shqipen si gjuhë amëtare… Nikolla Dibrani humbi jetën në Mal të Zi aty nga moti 1876…” (Migjeni, Vepra, bot. 1957, f 5; f 7)

Me arsyetimin më të plotë del çështja: përse kishte mbetur Migjeni me pak biografi dhe me vit-lindje e datë-lindje të ndryshme të disa revistave, apo me atë prezantimin e vitit 1909, të antologjisë së vitit 1941? Kush na kishte dashur ta kompromentonte Migjenin dhe kush nga Grupet Komuniste na kishte dashur t’ia ulte vlerat nga “realist socialist” –  në të “realizmit kritik”…

Më rëndë akoma: kush nga rrethet komuniste ishte shprehur “të mos ia falte Migjenit disa lëshime qoftë edhe formale për poezine “Trajtat e Mbinjeriut”, aq sa t’ia mohonin edhe aktivitetin e tij revolucionar në krahun bolshevik dhe të Partisë… siç i parapriu Andrea Stefi me referatin më 1954, i nxitur nga Skënder Luarasi?!

  1. Luarasi e nderoi Andrea Stefin me ribotimin e atyre pjesëve që i interesonin me disa faqe të mira në Parathënien e 1956-1957, në të tjerat e çensuroi! (Migjeni, VEPRA”, bot. 1957, f 47- 50)

Po kush tjetër e dha fillimisht urdhërin që Gjovalinit, t’i hiqeshin e t’i ndaloheshin 6 pjesë letrare të Migjenit, aty edhe botimi dhe komentimi i vjershës “Trajtat e Mbinjeriut”, përveç Mehmet Shehut e Enver Hoxhës?!

Nga këto “Zbulime” edhe plot të tjera, i sillte, i kishte paraprirë dhe i nxiste prof. Luarasi përmes të shtimeve të Andrea Stefit dhe të disa “njohësve” të hollë e intimë të Migjenit…

Përveç një përshtatie – përzgjedhje me krasitie në funksione kameleoniste, që i bëri ish Biografisë së 1956-1957 të babait të saj, Angjelina Ceka (Luarasi) nuk solli asgjë të re, as për ditëlindjen, 13 tetor 1911, simbas “stilit të ri” në ribot. e 2002, megjithse fondet e sponsorizimet e Artas së PS-së nuk i kishin munguar…

Angjelina e 2002 e kishte trajtuar si të tejkaluar dhe “të harruar e të mundur” Gjovalinin komplet, por ndërkaq e kishtë përzënë e qëruar nga Parathënia 1956 – 1957, edhe vetë ish personazhin qëndror të S, L., shokun Andrea Stefi, ish Corvusi e Trinitas-i legjendar të Skënder Luarasit. Ishte ky ai Andrea, “Trockisti Andrea Stefi”, sipas definicionit të prof. Pipës!!!

E ja, bash në këtë moment qetësie e trumfi të privatizimit të Migjenit… u dëgjua edhe Kënga me Vuajtjet e Verterit të Ri, Petro: me ankesat ndaj motrës nga babai se, ajo kish “tejkaluar kompetencat dhe të drejtat trashiguese”, sepse sekretet e “helmit në gjellë”, të Fishtërve, Koliqërve, Pipërve, Shuteriqit, Sekretarit Gjovalin etj, me “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” ia kish lënë monopol Petros. Ndërkaq ky vetë ia besoi dhe i ndau përgjysëm me gazetarin D. Kaloçi te Seriali i GSH dhe e mori më qafë… Më pas Petrua, i ngarkoi një barrë gjynahesh edhe vetë  Dashnor Kaloçit … ç’të bësh kur s’dalin hesapet… Iu desh Petros t’i hipte edhe një erë Vespës për te RD-ja, dorë për dore me dhëndrin, ish ministrin e brendëshëm të PS-së…

Shigjetën e “ankesave”, më 1956-1957…, Skënder Luarasi ia drejtonte Gjovalin Lukës për botimin “Migjeni, VEPRA”, 1954… Një rrugë e dy punë: edhe lahej me disa ish polemizues të vjetër edhe ia rraste Gjovalinit të tëra, kishte edhe bashkëluftëtarin e Spanjës, M.SH., me vehte…

Botimin e vitit 1954, S. Luarasi e quante si “botimi i tretë”, ku nuk merrej mirë vesh në e njihte botimin e v. 1936 apo jo, si të parin. Kështu duke llogaritur që njihte si të parin, botimin e vitit 1944, i dyti i takonte prof. Dh. S. Shuteriqit në tetor 1948, që botoi 15 proza të shkurta (Literatura Jonë, tetor 1948). Dhe, botimi i tretë i takonte Gjovalin Lukës.

Qysh në proçesin e botimit, përmbledhja e 1954, u urdhërua nga Zyra e Arsim – Kulturës dhe nga Agjit. – Propi. në KQ të PPSH, që t’i shkurtonte dhe të mos i botonte fare 6 tituj nga vjershat dhe novelat e Migjenit. I ndodhur përpara kësaj të papriture dhe duke e parandjerë fortunën, Gjovalini nuk e botoi fare një biografi të cilën realisht edhe kishte patur me mëdyshje…

V.

Deri më sot, mbiemri gjenerik i families së Millosh Gjoko Nikolla, në origjinalin e tij të origjinës, nga Reka e Maqellarës në Maqedoni, ka qenë në formën Nikoliç dhe me shkrimin cirilik. Sado që u përpoq dhënduri S. Luarasi të sajonte një  lloj “përmirësim –shqiptarizimi” ku mbiemri gjenerik na kish qenë Dibra, nuk solli dot asnjë lloj çertifikatë të gjendjes civile apo të kishës. Kështu kjo “Dibra-Dibrani”, mbetej vetëm si një mbiemërtesë profesioni, kur shkodranët e shek XIX dhe ata deri vonë të shek XX, quanin të gjithë muratorët nga Dibra, nga Maqellara e Golloborda. Nuk ka asnjë rast që Nikoliçët origjinarë apo ata pasardhës ta kenë përdorur mbiemrin gjenerik Dibra a Dibrani qoftë edhe në një dokument të vetëm! (Shih nga ne, “Migjeni, Dokumente të pa shfrytëzuara, ku fshihen disa të vërteta”, bot. “Gazeta Shqiptare”, Suplementi MILOSAO,  11 tetor 2009, XIV-XV)

Edhe përsa i përket families së Stajka Milaniç, kurrsesi S. Luarasi nuk ka sjellë asnjë lloj vërtetimi e dokumenti as nga gjendja civile e as nga ajo kishtare dhe as nga tradita e njohësve të afërt komshinj, që të definonte me siguri absolute që origjina e saj ishte shqiptare e që gjuhë amtare na kishte patur shqipen!

Në kundërshtim, përkundrazi sa thonë me imponim Luarasët, ka dëshmi më të plota që kjo gjyshe Stajka Milaniç, gjuhë të parë kishte nashken, ndërsa shqipen e fliste aq sa kishte mësuar në Shkodër.

Sado u përpoq me imponim z. P. S.  Luarasi, duke mobilizuar edhe Forume Interneti edhe miq gazetarë e bashkëkrahinas kolonjarë, të sillte shtesa improvizime retrospektive, se medemek S. Luarasi na qenkesh orvatur të shkonte për hulumtime shkencore mbi prejardhjen gjenealogjike shqiptare e mbi mbiemrin gjenerik Dibrani edhe në Republikat e Maqedonisë e Malit të Zi, po nuk e lanë… Të gjitha ishin bllofe, alla Petro, si ato “bragashat” që i bëri “bregashe” tiranonçe apo si atë korigjimin me “shish – mash” të Skënderit, që ia numëroi Gjovalinit si gabim të fjalëformimit “mish-mash”…

Babai i Miloshit quhej dhe shkruhej Gjoko ose Xhorxhe/Gjorgje dhe nuk ka asnjë lloj dokumenti ku të shkruhej Gjergj! Edhe në një dokument ku ka tentuar të kacaviret migjenisti dr. M. Zeqo, ky emër figuron Gjiko Nokoliq dhe jo si Gjergj! (shih Dok. e skanuar)

VI.

Tashti të merremi paksa me datimet…

Pikësëpari po i referohem një dokumenti të skanuar, nga një faksimile fotografike, nxjerrë nga Dosja Migjeni, në M, H, Shkodër, Çertifikatë – Lindje, të cilin e ka botuar  M. Zeqo. (Migjeni, Vepra, bot. 1988, f 318)

Këtë “Dokument” bashkë me “Librin e Shtëpisë” si “Dokumenta bazë e themelorë”, realisht i ka përmendur edhe “Dekani i Migjenologjisë”, S.L.,  i pari… Dhe kaq i kanë mjaftuar për ta mbyllur të përfunduar!

Në këtë dokument të lëshuar me dt. 26. I. 1937, “simbas kërkesës së tij, për nevoja shkollore”, bëhej fjalë se, “personi Millosh Nikolla, i biri i Gjokos dhe Sofijes, ditën e regjistrimit 25 Maj 1930, ishte regjistrue me d.l. (ditëlindje, AL) vitin 1909, por me kërkesën e vetë personit, me Vendimin Nr.1, dt. 2. I. 1931, të Gjyqit Paqit Shkodër, këtë datëlindje e ka korigjue në d.l. (ditëlindjen, AL) 1911. (shih, Çertifikatën në fjalë që e sjellim të skanuar)

Studiuesi dhe eseisti Albert Vataj, me 30 shtator 2015, mbi bazën e kësaj Çertifikatë – Lindje, në gaz. Koha Jonë, ngriti mendimin e arsyetuar se, përderisa korigjimi ishte bërë nga vetë Migjeni personalisht si i datës 30 shtator 1911, në një kohë kur kalendari i vjetër/stili i vjetër nuk përdorej më, kjo datë duhej fiksuar. (shih, www.kohajone.com›Magazine)

Ndërkaq ne kemi siguruar nga Dosja Migjeni e M. H. Shkodër, disa Dokumente autentike të cilat edhe përpara regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1930, e përmbajnë datën, muajin dhe vitin 30 shtator 1911. Bëhet fjalë për disa Dëftesa shkollore të Migjenit, një e vitit 1923-1924 dhe tre në Bitola/Manastir, të cilat i sjellim të fotoskanuara. Tre të shkollës teologjike, në Bitola përmbajnë datimin 30 shtator 1911, kurse një e shkollës fillore ka një korigjim me dorë përsipër. (?!)  Në to shkruhet qartë emri Milosh Nikoliç, prindi Gjoko ose Gjorgje, mamaja Sofija Kokosheviç etj.

Ndërkaq edhe mbas këtyre “korigjimeve” finale, çuditërisht na ridel përsëri mbi ujë vitlindja e vitit 1909?! E kishin “korigjuar” nëpunësit e  gjendjes civile, por nuk e kishin shënuar në regjistrin e lindjes, as në feden e kishës apo si?! Kujt duhej t’ia rrasnim tashti fajin, simbas metodës së dekanit?!

Më 1954, Dioniz Bubani, kishte shpallur “Zbulesën”: “Korrektimet e Vargjet e Lira po i bënte Qemal Stafa”… “shokët komunistë të Tiranës e kishin detyruar poetin proletar të shkonte për shërim në Itali, madje na kishin mejtuar edhe për shpenzimet edhe ia kishin nxjerrë Pasaportën”… (Dioniz Bubani, “Migjeni, Poeti i Rinisë”, 1954, shih vjersha, “Vargjet e Lira” f 40-42; vjersha “Poeti ynë je Migjen!’, f 50-51)

Të gjitha këto nuk i pëlqyen shokut Enver, i cili më 1936, kishte qenë edhe ai një bashkëpunëtor sekret i revistës Illyria, siç ne e kemi botuar tashmë… Por, nuk i kishin pëlqyer as shokut Skënder…

Ja që doli se studiuesja Admirina Peçi i rizbuloi nga ish Arkiva e KQ të PPSh në AQSH, se na kish patur në Dosjen Migjeni, nr. 1 (170), dorëshkrime autentike të Migjenit të ruajtura me amanet nga dëshmori Jordan Misja nga Haki Llazani, që i kishte dorëzuar me 16 gusht 1956. Skënder Luarasi e paska ditur e pakta qysh me 11 nëntor 1961 dhe e paska fshehur këtë fakt, në ribotimin e vitit 1961! (A. Peçi, “Shqiptaria.com, 18 tetor 2015;www.shqiptaria.com; shih, www.nacionalalbania.al;shih edhe fotoskanimet me komentet tona me këtë rast publikimi.)

Po I. Kadareja dhe M. Zeqo, që kanë patur akses për të hyrë në atë Arkiv të KQ PPSH dhe në Arkivin e Shtetit, pse heshtën?! Pse heshti “pronaria” e pasinqerta Angjelina…?!

Por, ka edhe më: Prof. Dh. S. Shuteriqi, dinte me kohë edhe për disa dorëshkrime të Nuri Llazanit… (Dh, S. Sh, “Marin Beçikemi dhe Shkrime të tjera”, bot. 1987, f 304 – 305, “Në 75 vjetorin e lindjes së Migjenit”)

Pse heshti e gjithë tufa ish enveriste e kritikëve e konvertuar në disidentë…

Ja pra, z. Angjelina: që nuk i paska djegur nga frika, plaka e Shurbanit, siç deklarohve me nervozizëm në 10 tetor 2011 në Simpoziumin “Migjeni i shekujve”! Ti deklarove po ashtu siç e kish përfunduar hulumtimin dekani Luarasi i M(b)igjenologjisë qysh më 1956-1957, kur i kishin erdhur dorëshkrimet me korigjimet, redaktimet e anëshkrimet origjinale postume, nga Torino nga Jakov Milaj… (Radhori/Defteri…)

Po pse kishte heshtur i ndershmi S,L., mbas vitit 1961, për gjetjen e këtyre Dorëshkrimeve Autentike, kur i kishte parë me sytë e tij dhe vërtetuar me firmën e tij?!… Kishte ndonjë ndryshim kaligrafia e Migjenit me atë të Italisë…

Kështu Petro, deshe ta rregulloje babanë, nuk ia nxore sytë, por them se ia hoqe vetullat… edhe motra deshi të të mbronte ty me atë sajdisjen, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”… Besoj se do t’ua kthej përgjigjen të plotë…

Si përfundim dëshirojmë të themi se edhe, luhatjet midis etnive, përdorimet, korigjimet e rikthimet, lojrat me datimet etj, duhet të jenë bërë për nevoja imediate e të brendëshme, të cilat studiues më të specializuar e më të thelluar le t’i saktësojnë.

Do shihemi e do dëgjohemi prapë…

SHKARKO APP