Mbyllet edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “Prifest”
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, “Prifest” mbylli edicionin e tij të 10-të, mbrëmjen e së dielës, në një ceremoni të ngrohtë të shpalljes së çmimeve, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Prishtinës, shoqëruar me mesazhe të rëndësishme prej kontribuesve të industrisë së filmit në të gjithë botën.
Në pesë ditët e tij, “Prifest”, përveç projeksionit të filmave, organizoi edhe konferenca, forume e takime, ku u diskutuan tematika që lidhen me filmin si industri, si edhe u dha mundësinë regjisorëve e producentëve huaj, të huaj të shohin disa lokacione që mund tē shërbejnë në të ardhmen si sheshe të mundshme xhirimi.
16 çmime u dhanë në Prifest, sipas kategorive të nominuara, përfshirë filmat studentorë, dokumentarët, filmat e metrazhit të mesëm, çmimi i medias, çmimi special i jurisë, aktori dhe aktorja më e mirë, regjisori më i mirë, etj..
E ftuara e nderit, aktorja e njohur e skenës dhe ekranit, aktivistja e çështjeve politike me ndjeshmëri të lartë, Vanessa Redgrave, përveç angazhimit dhe mbështetjes që i dha këtij edicioni të 10-të të Prifest-it, surprizoi parnerët në jetë e bashkëpunëtorët në Prifest, çiftin Vjosa e Fatos Berisha, duke u dedikuar atyre një prej çmimeve më të rëndësishme të karrierës së saj.
Një copëz e këtij festivali, projeksioni i filmit fitues në programin e filmave studentorë, “Dielli” Kosovë/Itali me regji të Mjellma Istrefi dhe projeksioni i filmit fitues ne kategorinë e filmave me metrazh të mesëm, “Èclair”, Maqedoni, do të mundëshohen për dashamirësit e filmit në Tiranë, pasditen e 26 korrikut tek “Reja”, pranë Galerisë Kombëtare të Artete.