Më 2 qershor 455 të erës sonë, Vandalët mbërritën në portat e Romës
Kjo ditë shënon fillimin e fundit për Perandorinë Romake Perëndimore. Nga kjo ditë u shpik termi vandalizëm dhe do të përdoret deri më sot!
Termi vandalizëm në një kuptim më të gjerë nënkupton shkatërrimin si rregull të pasurisë ose pronës së dikujt tjetër. Ky term e ka origjinën nga vandalët, një fis lindoro- gjerman që shkatërroi Romën në shekullin e 5-të. Gjegjësisht, më 2 qershor 455, Vandalët pushtuan Romën dhe filluan një pushtim dy-javor që më vonë do të shërbente si bazë për termin vandalizëm. Ata morën nga Roma gjithë thesarin që mundën të gjenin, pavarësisht se çfarë po shkatërronin dhe u shkatërruan shumë monumente historike dhe kulturore të veshura me ar, argjend ose ndonjë metal tjetër.
Termi vandalizëm në shoqërinë moderne u ripërdor nga fillimi i shekullit të 18-të në Francë, kur sjellja e ushtrisë republikane franceze u krahasua me veprimet e fisit të lartpërmendur, vandalëve. Shumë shpejt ky term fillon të përdoret si rregull për çdo dëmtim të sendeve të të tjerëve, që nuk ka motive praktike!
Në një kuptim më të ngushtë, vandalizmi i referohet dëmtimit të objekteve të rëndësishme kulturore dhe historike, si monumente, varre, piktura dhe të ngjashme. Gjatë gjithë historisë, vandalizmi zakonisht ka lindur për motive fetare, ideologjike apo politike!
Jahja Drançolli