“Më fal” vazhdon rrugëtimin në Kili

“Më fal”, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër i regjisorit Besim Ugzmajli, që ka për temë ekstremizmin fetar, do ta vazhdojë rrugëtimin në Kili. Ky film është në garë zyrtare në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lebu”. Edicioni i 19-të i këtij festivali, i cili është i vetmi në shtetin kilian, që është edhe kualifikues për çmimin prestigjioz “Oscar”, do të mbahet prej 9 deri më 14 shkurt. Ende nuk është shpallur zyrtarisht programi i festivalit, por ekipit të filmit “Më fal” (Forgive me) i është dhënë njoftimi se ai është përzgjedhur për garë në kategorinë e filmave të shkurtër, shkruan Koha Ditore.

“Lebu International Film Festival” ka edhe kategoritë për filmat artistikë, ato për animacion dhe për filmat dokumentarë. Regjisori Besim Ugzmajli ka thënë se edhe pse është vonë për të udhëtuar drejt “Oscars” me filmin, pasi tashmë janë nominuar filmat është i lumtur që filmi i tij gjendet në mesin e një gare të ngushtë dhe filma tejet cilësore.

SHKARKO APP