Memoriali që shtrëmbron historinë e Pukës dhe pukjanve!
Qellim Keqi Xhemal Meçi, tenton të vrasë vetëdijën e brezave pasardhës.
Nga Gjelosh Nikolla
Duke lexuar gazetën “Veterani”,Prillë, 2026, fq.11. të bije në sy mënjëherë titulli qellim keq, dizinformues dhe i pa kuptimet “Zhvendosjet e Qytetit të Pukës gjatë 110 viteve”i shkruar nga Xh. Meçi. Kjo është një lajthitje, sepse as shteti nuk mund ta bënte dy tre herë brenda 110 viteve. Kjo është e pa mundur. Toka e qytetit të Pukës aty ka qënë dhe aty do të mbetet, pra qyteti nuk ka lëviz. Autori i deformon çeshtjet duke shpërdoruar mendimin e tij, pa u thelluar dhe pa bërë analiza, për të kamufluar në vijim emrin e tij.
Pa hedhur poshtë punën e madhe studimore, shkencore të Prof. E. Çabej, por nuk do të thotë se ai ka ditur çdo gjë dhe i ka të sakëta spjegimin e fjalëve. Duhet të sqarojmë se: “AL.PICARIA” nga Latinishtja përkthehët në shqip: ” Varg- Male”, “EPI. CARIA” përkëthehet në shqip, “Pikë ose Vend-Pushimi”, kurse “VIA. PUBLICA” quhet një rrugë e zakonshme ku ecin njerzit, pra ku qarkullon populli. Prof. Mehmet Vokshi shkruan se në vitin 1331-1355 një ushtri sllave, hyri në Pukë, vendbanim që banohej nga fisi i Berishës. Sllavet e bënë Berishën (Pukën) qendër ushtrije, dhe në pamundësi për të avancuar përpara, ushtria sllave, përzuni popullsinë e Berishës dhe e bënë qendër komande të ushtrisë se tyre “Puk” që në shqip përkthehet(Regjiment).
Pra në sllavisht fjala “Puk” do të thotë “Regjiment”. Po të njëjtin version na jep dhe Prof. Dr. Shevqet Canhasi ku thotë se sllavët arritën në Pukë, vend i banuar nga fisi i Berishës.
Në fjalorin Serbo-Kroatisht-Shqip, gjëjmë fjalën “PYK” që shqip shkruhet dhe shqiptohet “Pukë”.

Pra emri i Pukës është i trashiguar që në vitin 1331 nga pushtuesi sllav dhe nuk vjen nga fjala “Via-Publica.” Në të vërtetë Puka e sotme është “Epiqëndra” ose “Pllaka Tektonike e Dukagjinit të Vjetër”. Mëqënse Puka ka një histori mbi njëmijë vjeçare, si qendër e Dukagjinve; pse z.Xh. Meçi nuk kërkon vendosjen e memorjalit të Dukagjinve në qendër te qytetit, po kerkon zhvendosje, deformimin e historisë me ngjarje të rreme dhe të sajesave prej tij në kohën tonë, për ti zevendsuar ato, dhe fshirë nga historia dhe kujtesa e popullit dhe brezave pasardhës, duke dalë hapur me mendimin e zhvendosjës se historisë nga Dukagjinët autokton, (anas) me histori konkrete ndërkohë kërkon të lartësojë një klan apo sekt ardhacakësh, të vonë, pa histori, por duke ju sajuar, shpikur e krijuar atyre histori më rrena. Është e pa pranueshme shurja e vetëdijës kombtare nga argat të tillë. Në librin Shqipëria, fq. 213-223, theksohet se: ”Në mesjetën e hershme në vitet 1300, Puka ishte një qendër shumë e rëndësishme dhe kush tentonte të kalonte aty, duhej që më parë të merrte lejën e Dukagjinve, duke përfshirë dhe krerët e pricipatave Arbërore dhe rajonale.
Ndërkohë dhe Johann G. von Hahn, shpjegon së: ”Puka është qendër e shefit të Dukagjinit dhe në përzgjedhjën e saj me siguri është marrë parasysh në aspektin ushtarak.
Por emri Pukë është përdor me qellimin e mbrapsht si nga autorët pukjanë ashtu dhe nga autorët e tjerë për të ndryshuar historinë e vërtetë të “Dukagjinit-Vjetër,” çka ka sjellë manipulime te ndryshme deri dhe qesharake. Është me rëndësi të përmendim dëshminë e Princit francez Zhak De Lavardin (Përkthyes I veprës “Historia e Skendërbeut” të Marin Barletit) i cili në shkrimet e tij të viteve 1550, mbështetur mbi artifaktet dhe dokumentet e kohë mbrrinë në konkluzionin se Puka njihet si Dukagjin, si zotërim natyral I familjës Princrore I Dukagjinëve…. Të dhënat e më sipërme bëjnë me dijë se Apostulli Shën-Pali predikoj mbi popullin e këtyre maleve me ligjin e Perendisë.
Me 10 nëntor 1671 Shjefën Gaspri shkruan se:” Puka ka qënë qytet dukshëm fisnik, por tani është shktërruar dhe kthyer në fshat.
…Shën-Pali ka kishën e vetë dhe është Abaci. Puka ka kishën e vetë, që pasqyrohet në hartën italiane të vitit 1689. … Një pjesë e mureve, me mbulojën dhe çatinë e saj janë shembur.
Puka është një vendbanim i vjetër; gjetjet e përiudhës romake, tregojnë se ka qënë një vendbanim romak; një rrenojë kishe ndodhet në Pukë e periudhës para turke, pra mesjetare.
Në vitin 1901 qeveria e pushtuesit otoman, teritorin e Pukës e shpallë “Kaza” me qënder në Pukë ndonse ne këtë kohë ky qytet ishte ne skamje ekstreme, skamje e cila me vonë frymëzoi poetin “Migjeni” të krijojë kryeveprën e tij “Poema e mjerimit”. Qeveria e Zogut Pukën e la qendër krahine, Nën/Prefekturë. Pushtimi komunist, Pukën e la qendër,kohë në të cilën Puka filloj zhvillimin kryesisht në infrastukturë të saj. Pas vitit 1990, kryesisht në vitët 2009-2021, nën drejtimin e Beqir Arifajt dhe duke kulmuar me Gjon Gjonin, ajo mori një zhvillim të theksuar turistik, duke e bërë atë të njohur brenda dhe jashtë vendit.
Por është i habitshëm përdorimi i fjalës (foljes) “Zhvendosje” nga autori i shkrimit për qytetin e Pukës. Duke çfletuar Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe na rezulton se fjala “ZHVENDOS” do të thotë kur një diçka që e lëviz nga një vend dhe e çon në një vend tjetër.
Ju lutem kur ka luajtur qyteti i Pukës nga vendi? Në të vërtetë ka një problem tjetër se në Pukë ka patur zhvendosje të vemendjes dhe mentalitetit të një klani, grupi të caktuar në dëm të historisë së “Dukagjini-Vjetër” Puka sot. Zhvendosje të mentalitetit kemi patur mbas pushtimit Otoman në mendjen, shpirtin dhe zemrën e atyre që e pranuan bashkëpunimin me pushtuesin, u vunë në sherbim të tyre me zell dhe devotshmeri.
Oreksi u shtua kur filluan privilegjet sepse quheshin nënshtetas të Perandorisë Otomane. Që në këtë moment këta u tjetërsuan dhe u bënë më turq se turqit, sidomos ata që morën tituj, hoxhallarët dhe imamët. Këta të privilegjuar, ndërtonin shtëpi të reja aty ku ju pëlqente dhe merrnin ofiqe të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se zhvendos Puka. Kështjella ishte e ndërtuar në përiudhën e Dukagjinve dhe nuk mund të thuhet se mbas pushtimit Otoman lindi nevoja e ndertimit të një kalaje për mbrojtje, sepse klani bashkëpunonte më pushtuesin, pra nuk kishit asnjë rrezik. Në vitët 30 të shek. XVItë Dukagjini nuk kishte asnjë musliman.
Si ka mundësi që xhamia e Pukës është ndërtuar para 400 vjetësh kur nuk kishte asnjë musliman në Pukën e Dukagjinit të Vjetër?! Xh. Meçi pse nuk e thotë të vërtetën, se xhamia e Pukës është ndërtuar mbi trojet e kishës katolike egzistuese? Pse ai nuk paraqet asnjë dokument (Referencë) për ti vërtetuar ato të pavërteta të tij? Janë të pa pranueshme implikimi dhe veshja me të pa vërteta e personave që kan vdekur të cilët po të ishin gjallë nuk do ti parnonin kurrë këto llojë shpifjesh dashakeqe. Meqense në grumbullin e rrenave të tij përpiqet të sterpik edhe disa katolikë, pse nuk i vendos edhe emrat (At Gasper Thaçi, Kolë Marvata,Marash Marku dhe Prekë Kolë Mema ) në listën e “Memorialit”, apo emrat e katolikve i përmend për kamuflim dhe memoriali i rrenave duhet të jetë vetëm i muslimanve, që të krijojnë bindjën tek popullata dhe turistët së Puka është vetëm e muslimanve. Kjo duket së është një tendencë e hapur e futjës së përçarjës dhe armiqësisë në komunitet prej tij.
Është e pa pranueshme dhe ofenduse implikimi Dom. Gaspër Thaçit për të vërtetuar sajesat e Xh. Meçit sot. Ky patriot Ideatori, Organizatori, Komandanti dhe Financuesi i kryengritjes për çlirimin nga pushtuesi 450 vjeçar, duhet të kishte bustin në qytetin e Pukës, kjo do të ishte nderë dhe vlerë për Pukën. Ngritjen e flamurit në Qelëz dhe çlirimin e Pukës e bënë kryengritësit që erdhën nga Dheu i Epërm, ku u ndihmuan dhe nga disa muslimanë vendas, atëherë shtrohet pyetja si ka mundësi që qytetin e Pukës e krijoj një grup që nuk ka kontribuar kurrë për çlirimin e Pukës nga pushtuesi sepse ata kanë qënë bashkpunëtorë me pushtuesin. Kjo inisiativë ka një prapavijë e pa moralshme, ajo ka qellim që krahas shtatorës se “Skenderbeut dhe Obeliskut të Martirve të Lirisë, ku janë pasqyruar ata patriotë që kanë dhënë jetën për atdheun, të vemë një memorial me emrat e atyre që nuk kanë asnjë kontribut në shërbim të atdheut, përkundrazi kanë qënë në sherbim të pushtuesit.
Meqënse Puka ka një histori mijravjeçare si qendër e “Dukagjinit”, pse z. Xh. Meçi nuk kërkon vendosjën e memorialit të Dukagjinve në qënder të qytetit, po kërkon zhvendosje, dhe deformimin e historisë me ngjarje të rreme dhe të sajura prej tij në kohën tonë, për ti zevëndsuar ato dhe fshirë nga historia dhe kujtesa e popullit për brezat pasardhës, duke dalë hapur më mendimin, e zhvendosjës se historisë nga Dukagjinët autoktonë,anas me histori të njohur kombtare dhe ndërkombëtare.
Për ta transferuar atë tek një klan, sekt ardhacakësh të vonë, pa histori, por duke ju sajuar ne formë lemoshe sikurse janë mësuar ata që kur kanë ardhur në keto vise. E pa pranueshme shuarja e vetëdijës kombtare nga argatë të tillë. Situata rëndohet edhe më tepër nga nepotizmi fetar dhe zyrëtar që jep autori Z. Xhemal Meçi si antar i Komitetit Drejtues i Myftinisë së Pukës, duke shfrytëzuar lidhjet nepotike më mbesën e tij Znj. Denisa Meçi sekretare e përgjithëshme e Bashkisë Pukë, ku sipas vetë autorit i kanë pëlqyer rrenat e gjyshit dhe është e angazhuar në përjetësimin e tyre në memorial fyes dhe rrenash. Ky përbënë një rast të paprecedent dhe shumë të rëndë, për të cilin duhet të veprojnë organet shtetrore dhe ato të drejtësisë.
Referencat:
1.Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Voksh” Shtypshkronja, KRISTO P. Luarasi, Tiranë 1931,fq.18. 2.Prof. Dr. Shevqet Canhasi, “Flakadani i Lirisë” Bajram Daklani 1873-03 shkurt 1923. Botim I Revistës “Drita” Treleborg- Suedi, 2017, fq. 37.
3.Fjalori Serbo-Kroatisht-Shqip, Shtepia Botuese “Rilindja” (Redaksia e Botimeve) Prishtinë, 1968,fq.527.
4. Në Shqipëria, (Personnages, Albanie, Les Clans et le Peuble, Admiralty War Staf. Intelligence Division, Frontespizio e botimit original 1900, fq.213-223.
5. Jacques De Lavardin Në veprën: “Fjalori Klasik” emrat e përmendur nga autoret antik.
6. Mark Palnikaj, “Relacione për gjendjën e shqipërisë shek.XVII-XVIIItë Botimi I parë, Shtepia Botuese “FAST-PRIT”, Tiranë 2020 fq. 109.
7. Theodor Ippen, “Shqipnia e Vjetër” përkthyer nga origjinali:Gjerak Karaiskaj dhe Ardian Klosi, Shtypur në Shtypshkronjën “Maluka” Tiranë 2002, fq.58.
8.Fjalori i Gjuhës se Sotme Shqipe (Akademia e Shkencave e R.P.S. të Shqipërisë)Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980, fq.2269.
9.Selami Pulaha: ‘Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë Shek. XV-XVItë fq. 169, 620, 658.
KOHA JONË SONDAZH

