“Menaxhimi i Peizazhit Historik Urban” në fokus të Bashkisë Berat dhe Shoqatës Franceze të Qyteteve
Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës morën pjesë në seminarin me Temë: “Menaxhimi i Peizazhit Historik Urban”, i organizuar nga Bashkia Berat, në bashkëpunim me Shoqatën Franceze të Qyteteve dhe Siteve Kreative.
Seminari i cili u zhvillua gjatë datave 15-16 nëntor u drejtua nga ekspertët e huaj, Isabelle Longuet, Drejtore e Misionit “Val de Loire”, menaxhuese e sitit Trashëgimi Botërore “Loire Valley” dhe Antoine Luginbuhl, arkitekt peizazhi. Në fokus të veçantë ishte qendra historike dhe zona e mbrojtur e Beratit.
Ekspertët shprehën konsiderata mbi kujdesin e treguar deri tani, lidhur me mirëmbajtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Zhvillimi i një qasjen më globale, fokusuar në aspektet socio-ekonomike dhe ngritja e politikave kombëtare dhe strukturave këshillimore për peizazhin, ishin rekomandimet kryesore./a.a/ /a.g/