Mërzitje do të thotë të të mungojë prania e prindërve, të cilët s’i kthen dot në jetë

“Mërzitje do të thotë të lexosh bisedat e vjetra me ata që dikur ishin miqtë e tu më të mirë”.

“Mërzitje do të thotë të jetosh në një familje që nuk po funksionon siç duhet”.

“Mërzitje do të thotë të mos kesh dikë për të folur, kur vërtet ke nevojë të hapesh me dikë”.

“Mërzitje do të thotë të rritesh dhe të kuptosh se gjithë ëndrrat e fëmijërisë tënde rezultuan thjesht fantazi dhe nuk u realizuan kurrë”.

“Mërzitje do të thotë ta kesh lidhur jetën tënde me dikë që me kohën e ka humbur interesin për ty”.

“Mërzitje do të thotë të të mungojë prania e prindërve të tu dhe sado të duash t’i kthesh në jetë, nuk mundesh dot”.

“Mërzitje do të thotë t’i thuash “Lamtumirë” personit që do më shumë”.

“Mërzitje do të thotë ta shohësh pas disa kohësh me dikë tjetër atë që do më shumë”.

“Mërzitje do të thotë të mos jesh në gjendje t’i lësh të shkojnë gjërat që të kanë bërë të mërzitesh edhe më parë”.

“Mërzitje do të thotë të kuptosh se nuk mund ta kthesh dot kohën pas dhe se për disa gjëra të jepet gjithmonë vetëm një mundësi”.

“Mërzitje do të thotë ta shohësh onlinë dikë që do dhe sërish ai/ajo të mos përgjigjet në mesazhin që ti i ke nisur orë më parë”. / bota.al

SHKARKO APP