Mësimi i gjuhës shqipe, Ambasada në Athinë shpërndan tekste shkollore

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ka shpërndarë më shumë se 2.500 tekste të ndryshme shkollore, për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e komunitetit në Greqi. Lajmin e ka dhënë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka theksuar se tekstet e përgatitura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfshijnë abetare, librin e gjuhës shqipe dhe fletoret e punës që do të përdoren për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.  ”Ambasada Shqiptare në Athinë ka dhuruar më shumë se 2 500 tekste të ndryshme shkollore për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi. Tekstet e përgatitura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfshijnë abetare, librin e gjuhës shqipe dhe fletoret e punës, ato do të përdoren për mësimin plotësues të gjuhës shqipe”,- është shprehur Majko.

SHKARKO APP