Metallica shkruan libër për fëmijë

Grupi i njohur për rivalitetet toksike, për abuzim me substanca narkotike dhe këngët me tituj “Mesia lebroz”, “Korrësi i dhembjes” dhe “Miku i mjerimit”, ka hyrë në botën e botimeve për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Libri i ilustruar i quajtur “ABC-ja e Metallicas” do të publikohet më 26 nëntor, ndërsa fitimet do të shkojnë në për fondin e tyre të bamirësisë, “All Within My Hands”. Libri u shkrua në bashkëpunim me autorin Howie Abrams, ndërsa është ilustruar nga Michael “Kaves” McLeer.

Grupi e përshkroi librin në faqen e tyre të internetit, me këto fjalë: “Me përfshirjen e rimave dhe ilustrimeve, ABC-ja analizon historinë e grupit, nga A në Z! Çdo shkronjë e alfabetit nxjerr në pah një moment të rrugëtimit tonë”.

Albumi i tyre më i fundit – i dhjeti gjatë karrierës 38-vjeçare – ishte i vitit 2016, “Hardwired … to Self Destruct,” i cili u shit në mbi milionë kopje në mbarë botën dhe u propozua për një Grammy. Grupi kohët e fundit mbajti dy koncerte në stadium në Britani të Madhe, që janë përshkruar nga Guardian si “një masterclasë e muzikës metal në dy orë e gjysmë”. /Telegrafi/

SHKARKO APP