“Metropoli” shpluhuros arkivat, dalin në dritë 5 vepra shqiptare

Vepra nga Ernest Koliqi, Kristo Floqi e të tjerë autorë të traditës, janë nxjerrë nga arkivat për t’u shfaqur përpara publikut. Për të dytin vit, “Metro- nga Kristo Floqi, regjia nga Aldi Hysotoçi fest” zbulon krijimtarinë e harruar shqiptare, në Teatrin e Metropolit.

Sezoni i dytë artistik shtator-dhjetor sjell larmi veprash, shqiptare të shpluhurosura nga arkivi, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktorë karriere apo aktorë të rinj, regjisorë me eksperiencë, por edhe të rinj, të cilëve u jepet një mundësi për të dëshmuar aftësitë e tyre.

Në ditët e para të muajit tetor, Teatri i Metropolit do të nisë edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “Metrofest”. “Ashtu si në edicionin e parë, edhe sivjet i dedikohet njohjes dhe vënies në skenë të dramaturgjisë shqiptare. Qëllimisht ky festival nuk ka natyrë konkurruese, por e vë theksin te laboratori i punës me veprën shqiptare.

Të pesë premierat e këtij edicioni janë produksione ekskluzive të “Metropolit”, duke afruar profesionistë të teatrit nga të gjitha brezat, për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shprehet drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.

Edicioni i dytë i “Metrofest”, i cili do të zhvillohet nga 3-13 tetor, ngjit në skenë pesë vepra shqiptare si “Rrajtë që lëvizin” e autorit Ernest Koliqi, “E bija e krahinarit” nga Kristo Floqi, “Kryet e hudhrës” nga autori Kristë Berisha, “Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi si dhe “Prangat” nga autori Halil Laze etj.. Gjithashtu, netët e këtij festivali do të ndërthuren dhe me aktivitete të tjera alternative. Nuk do të mungojnë edhe debatet mbi teatrin, dramën shqipe, etj..

SEZONI I RI

Sezoni i ri në “Metropol” do të vijojë gjatë muajit nëntor me “Ditari i Ana Frank” i autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett dhe “Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludwing, vepër që do të vihet në skenë në fund të vitit. Aktualisht, për këto dy vepra, Teatri Metropol ka shpallur audicione për aktor/aktore që do të interpretojnë në këto dy vepra, teatër i cili ka thyer “mitin” e realizimit të audicioneve në institucionet artistike shqiptare.

metro pol metrofest

SHFAQJET PËR TË RINJ E FËMIJË

Po kaq konkurruese janë edhe veprat për fëmijë e të rinj, në Teatrin Metropol, që janë të veçanta në llojin e vetë, ndërvepruese me fëmijët, komunikuese dhe edukative. “Teatri Metropol ka një prioritet të veçantë zhvillimin e teatrit për fëmijë dhe të rinj, jo si një zhanër inferior ndaj teatrit të të rriturve, por me të njëjtin angazhim profesional dhe dedikim. Shfaqjet tona përzgjidhen, duke pasur synime të qarta edukative, duke respektuar inteligjencën dhe psikologjinë e publikut të të vegjëlve”, shpjegon drejtoresha Beqo. Sezoni nis me shfaqjen për fëmijë “Miushet e shkathëta”, “Njëlloj si ti”, “Atje ku hëna takon malin” e më tej me veprat për të rinj “Romeo e Zhuljeta” e William Shekspir dhe “Ditari i Ana Frank” në versionin për të rinj. Ndërkaq, vijon projekti “Edukojmë me teatër”. Specialistët e Metropol japin orë teatri në dy nga shkollat e zonës “Lidhja e Prizrenit” dhe “Hasan Vogli” e më pas klasat e pesta dhe të gjashta gjatë 9 muajve shohin provat dhe shfaqjet, luajnë rolin e kritikut dhe bëjnë prezantimin e punëve të tyre në fund.

Veprat që do të vihen në skenë:

• “Kryet e hudhrës”– komedi e shkruar nga Kristë Berisha, regjia nga Sonila Kapidani
• “Rrajët lëvizin” – dramë e shkruar nga Ernest Koliqi, regjia nga Rozi Kostani
• “Makaronat e shejtanit” – komedi e shkruar nga Lazer Lumezi, regjia nga Rexhina Mollaymeri
• “Mbesa e krahinarit” – komedi e shkruar nga Kristo Floqi, regjia nga Aldi Hysotoçi.

SHKARKO APP