Mimoza Çobo një hir i dlirë i zërit të shpirtit poetik

Nga Albert Vataj

Dy fjalë dhe një mëkim me përzemërsi për krjimtarinë e poetes, Mimoza Çobo. Nuk është asnjëherë e lehtë të përpiqesh të përkufizosh me një dorë fjalë atë që përmbledhtaz është te poetja, sublimja e krijimit, ajo qellore që e shndërron shpirtin e poetit në një shpënd që rrok liritë dhe çdo përmasë tjetër zotërimi të eterit. Sepse, “poetit një perëndi i rri pranë”.

Mimoza Çobo është një zë këndues pasionesh të fuqishme dhe një hir i dlir i shpirtit. Poezia e saj është përjetuese, është një qasje e kudogjendur për të zjarmuar në çdo pore, në çdo nerv, në çdo aftësi përjetimi të gjëndjeve. Ajo merr dhe jep përmes një kodi të fshehtë komunikimi. Troket lehtë në shpirtin e ndjenjave delikate dhe zgjon stuhi rrapëllitëse në çdo fole, në çdo kraharor. Iken dhe vjen për të mbetur me vargun, me metaforën, muzikalitetin.

Një ëndje që ysht, shkundullin, përmend, zgjon. Ajo i flet çdo zemre, siç i flakërin çdo pasioni.  Poezia për secilin nga ne thot diçka ndryshe ngase kane përkufizuar qindra poetë, por ajo e poetes, Mimoza Çobo, ka një ligjërim dhe një forcë që e tejçon këtë zë, këtë jehonë, këtë endje që vjen për të gjetur te secili nga ne prehër për ta përkundur këtë ndjenjë. Të shumtë janë poetet që kanë lidhur emrin dhe jetën e tyrë të dëshmimit estetik dhe emocional, shpirtëror dhe etern me sublimen e krijimit, Çobo, padyshim është njëra prej tyre. Varg pas vargu, poezi pas poezie, rimë pas rime, ajo shpërfaq çfarë ka të shtrenjtë dhe të shenjtë.

Poezitë e saj, të përcjella kryesisht nga publikimet në profilin e saj në Facebook, tregojnë se ku qëndron Mimoza Çobo, se çfarë vendi meriton poezia e saj. Ajo krijimtari që e bën atë poete dhe i lejon asaj të jetojë poetikisht si i atribuon çdo ëndje dhe kërshëri atë mistikë përshkuese përjetimi. Për të poezia është një gjallim energjishë të pushtetshme mbi çdo shkëndi dhe ngucje të momentit. Kësisoj tek ajo, poezia është gjithçka që ajo ofron në përmbushjen e atij obligimi që çdo krijues ka si mision.

Ajo shkruan, krijon dhe komunikon me të vetmin zë, me të vetmen afri ndjesore që ajo ka zgjedhur si qasje ligjerimi me miqtë dhe lexuesit. Poezia për të është oksigjen, është zeja e atij shpirti që i ofrohet krijues çdo dëshirimi si një flijim. Poezitë e saj të dashurisë përshkohen përmes një filli zjarri pasioni, ashtu siç shpesh i shtërngon në shpirt një dhimbje dhe e çan një trishtim.

Fjala, metafora, rima, e gatuajnë atë shkulm pasioni dhe mendimi duke e gostitur kënduese, sikur ajo nuk shkruan por përcjell mes fjalëve atë gjuhë të lashtë jehonash dhe tingujsh që gurrojnë nga kohërat dhe ledhatojnë dëgjesën tonë, ngucim pasionet e përgjumura, duke i hedhur në zjarre përjetuese.

Ai zë, ai ligjërim, ajo këngë shpesh është e njëtrajtshme, përshkohet nga një vijë muzikaliteti, guduliset nga e njëjta kadencë, zjarmon nga i njëjti shkulm gjaku. Kjo ngjet, se poezia e Mimoza Çobo ka aftësinë të të hipnotizojë, të të ngre në atë eter ëndje, duke të të shkulur përdhunshëm nga rutinorja dhe e zakonta, për të të kredhur në një botë idilesh shpirti, në një botë llamburitjesh shumëngjyrëshe. Nëse kjo nuk ndodh, ju thjeshtë nuk keni kërkuar krejt pranin tuaj t’i jepet këtij flakërimi kumtues poetik.

Një hutim ju mban larg vullnetit për të fluturuar në atë realitet imagjinativ, në atë të tashme që gostitet nga një shpirt i pasur dhe një zemër përjeton fuqishëm ndjenjën e shpërblimit, siç di edhe të trazohet nga dhimbja dhe të shndrij nga përjetimi. Sepse është vetë poezia ajo që ka këtë efekt. Sepse është ligjërimi poetik që arrin të vendosë pushtet mbi vetëdijen tuaj, duke e hedhur atë në një harrim të ëmbël, në një reale që vetë poetja e gatuan me pasionin që i jep misioni.

Kjo është poezia, kjo është magjia e këtij komunikimi, me të cilin më shumë se na bashkon dëshira për t’u ndjerë të magjepsur, na shtyt një vullnet për ta rrokur lirinë më atë pasion që mëkon fluturimi.

SHKARKO APP