Mjeshtër i madh i shkatërrimit të historisë së “Dukagjinit të Vjetër-Puka sot”
MJESHTËR I MADH I SHKATËRRIMIT TE HISTORISË SË “DUKAGJINIT VJETËR-PUKA SOT”.
“NJERIUN KUR E MUND SHPIRTËLIGËSIA, I SHTOHET ZEMRIMI, URREJTJA DHE PAAFTËSIA PËR TË MENDUAR, KËTU FILLON E ÇMENDET”
Nga: Gjelosh Nikolla-Studius.
“ Të shkruarit e të përdhosurit e historisë ne na ka bërë një dëm të madh dhe krejtë na ka turpëruar madje më tepër, as nuk dihët se kur këto rrëna (genjeshtra) kanë me mbaruar ndonjëherë”. (Historiografi, Paterson V. Muzel) Për të shkruar histori nuk është privilegj as e drejtë përsonale e asnjë individi por personi që e merr përsipër këtë detyrë duhet të ketë zemër të madhe dhe të pastër, të jetë i sinqertë dhe besnik ndaj të vërtetave historike, se për ndryshe përfundon në thashethemegji dhe nxitës i konfliktëve mes individve dhe komuniteteve, dhe përfat të keq prej këtyre studiusve nuk ka shpëtuar as krahina e “Dukagjinit Vjetër- Puka sot”.
Pasi lexova shkrimin e Z. Xhemal Meçi “ Iballa sipas albanologut të shquar HAHN” në Gazetën Veterani periodike mujore nr. 5(431), maj 2024, fq. 13. konstatova se në këtë shkrim nuk kishte asgjë historike përveçse inat dhe mllef të akumuluar ndër vite. Prandaj e quaj më se të nevojshme reagimin tim ndaj dezinformimit të pa baza të Xhemal Meçit. Në jubileun e 120 vjetorit e të hapjës së shkollës së parë shqipe në Iballe nuk kishim në program të flisnim për historikun e patriotve të Iballës as për toponomastikën e saj që rezulton shumë më e hershme se sa gojëdhana e juaj.
Nuk kishte vend të flisnim për muhamedanin e ri që i dha kalin me qera Hahn-it, ai e ka paguar, pra ka bërë biznes dhe nuk ka bërë burrni që këtë sherbim tja kryente falas. Por kështu nuk është llogjikë historiani të përdoret albanologu Hahn-i ( Johan George von Hahn) me qellimin e keq për nxitje negative fetare në mes të komuniteteve në Iballe, por ata janë kaq të zgjuar sa që nuk bien në kurthin e “Piter Panit” të drejtuar nga Xhemal Meçi. E kuptojmë se emeri “Dukagjin i Vjetër” për ju është i pa pranueshëm sepse nxjerr në dritë punën tuaj skandaloze, qëllim keqe, për të mohuar të vërtetat.Rrok Zojzi thotë: “Kjo popullsi e ardhur nuk u shkri me popullsinë e Malësisë por ruajti traditat e veçanta të vetat dhe formoj një krahinë të re etnografike në zemër të malësisë.” Në mes të Malësisë së Madhe dhe Malësisë së Vogël u formua grupi i tretë i quajtur “Dukagjin i Ri” kurse bazën “Dukagjin i Vjetër” ose “Puka e Sotme”.
(Rrok Zojsi, “Etnografia Shqiptare”, nr. 1,Tiranë 1962 fq.42.) Është turpshme që etnografi Rrok Zojzi të quhët “ANONIM” nga Xhemal Meçi, në një kohë që Akademia e Studimeve Albanologjike (Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimet e Artit) thotë: “Historianët e etnografisë shqiptare e konsiderojnë si babanë e etnografisë institucionale shqiptare. Ai u mor me studimin, mbledhjen dhe arkivimin e kulturës tradicionale shqiptare, e cila sot përbën fondin më të pasur të kësaj gjinije.
Nën drejtimin e tij u krijuan pjesa dërmuese e muzeve etnografike në të gjithë shqipërinë.” ( Rrok Zojzi “NDAMJA KRAHINORE” Kolona e Botimeve Etnografike IV, “Akademia e Studimeve Albanologjike (Insituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit) Por, studimet e të madhit Rrok Zojzi kanë nxjerrë në dritë të pa vërtetat, mohimet dhe shtrembërimet e historisë të sajuara nga XH. M. i cili është i vetmi njeri që e quan anonim Rr. Zojzin. Në vijim të sqarojmë dallimin mes fjalës “Zotni dhe Aga” Zotni është fjalë shqipe, kurse Aga është fjalë mbetje osmane dhe kanë kuptime të ndryshme.
Princat e Dukagjinit ishin “ Zotni” ne tokat e tyre prandaj pranuan kabashasit që kishin ardhur duke lypur pak tokë sa për të jetuar. Pra fjala zotni është titull fisnikrije, bujarije, burrënije që fitohet nga dikush me sjellje të kulturuar dhe dashamirësi ndaj popullit t’vet.Kurse “Aga”, është titull që përdorte Përandoria Osmane në emrimet e pushtetarve në teritorët e ndryshme të saj. Aga është pronar i një sipërfaqje të vogel toke por më pak se Beu. (Fjalori i Gjuhës Shqipe, Tiranë 1980 fq.10.) Pra, “Aga” është tjetër gjë dhe nuk ka asnjë lidhje me fjalën zotni. Po, në këtë shkrim Z. Xhemal M. më quan i “Ashtuquajtur Studius Mediokër”, që jam i sigurtë që nuk e dinë se ç’farë do të thotë kjo fjalë.
Mediokër do të thotë një njeri që ka “aftësi të kufizuara”. (Fjalori i Gjuhës Shqipe, Tiranë 1980 fq. 1105.) Sa për dijeni Z. Xhemal në periudhën kohore mbi 18 vjeçare që kam studiuar ne arkivat e shtetit Shqiptar, shtetit Kosovës më është dhënë mundesia që të studioj mbi 100 autorë të kombit shqiptar, ballkanik, europian e më gjërë si Profesorë, Doktorë, Akademikë, Historianë, Etnograf etj. Punimet e të cilve janë mirëpritur nga Akademia e Shkencave në Shqipëri, Kosovë dhe nga Akademitë Europiane. Kurse ju nuk i keni intervistuar as 50-60 pleq në punën tuaj në mbi 5 dekada dhe, këto intërvista shumicën i keni publikuar pas vdekjës te të interesuarve duke i tjetërsuar sipas interesit tuaj, duke marrë masivisht në opinion atributët e një “studiusi thashethemexhi”. Sa i pëket arsimimit tim: “ Kam mbaruar shkollën e mesme mjekësore 4 vjeçare për (Nd/Mjek) cikël i plotë shkollë dite, kam mbaruar Fakultetin e Mjeksisë cikël i plotë dite pa provime në vjeshtë, kam mbaruar 4 vjet specializim për pediatër-reanimator, kam disa specializime brenda dhe jashtë shtetit të dokumentuara.
Kurse ju Z. Xhemal shkollën e lartë e keni vazhduar më korespondencë dhe keni ngelur disa herë në provimin e gjuhës shqipe deri sa erdhën 2 shokët tuaj nga Puka dhe u futën mik për ju që të merrnit provimin. Për këtë po ja lëmë lexusit ta vlerësojnë kush plotëson kriterët për tu quajtur “Mediokër.” “Të vemit njerzë që inatosen kur thua të vertetën, janë ata që jetojnë me genjeshtrën, prandaj kur thua të vertetën pergaditu mirë sepse të gjithë genjeshtarët do të bashkohen kundër teje.”Të thuash të vertetën është sinqeritet dhe jo spekullim. Populli Iballës është i kulturuar dhe modest dhe asnjëherë nuk ua thanë bashkëfshatarve të tyre muslimanë se ju e keni djegë shkollën. Të dy familjet dihen dhe njerën e keni mik shtepije, por është një e vërtetë se ata kurrë nuk u mburrën për veprimin e shëmtuar që e kryen më urdhër nga mëkëmbësit e qeverisë osmane me ndërhyrje nga Iballja.
Prandaj mospërmendja e emrave është modesti, kulturë dhe respekt ndaj bashkëjetesës komunitare e cila nuk ka munguar kurrë në Iballe. Të vërtetat e kanë guximin dhe nuk mund të anashkalohen me lojra fjalësh. Ju Z. Xemal M.e shkruar e zeza mbi të bardhë në librin tuaj “ Puka që në Lashtësi” fq.48. e thoni pastër: “Në shtypin e viteve të regjimit komunist ky konflikt iu vesh “forcave reaksionare” deri në përplasje interesash mes Mirakajve e Pematit të cilat shiheshin si familje të deklasuara.” Ju keni përdor shtetin duke shpifur ndaj 2 familjeve kontribuese në hapjën e shkollës deri në flijim. Pra nuk kemi përdor fjalë bombastike për të terhequr vemendjën por kemi thënë të vertetën.
Kur një studius mohon vetën e tij më atë ç’farë shkruan, për të shpifur për të tjerët, ç’farë të mire mund të pritët nga ai? Për hollësira të më tejshme mund të konsultohëni me burimet e më poshtme: 1. Mentor Quku ( Mjeda 3. Libri i dytë. Shtepia botuese “ ILAR”Tiranë V. 2005, fq. 225-255.) 2.Veli Haklaj,( Veteranët e Pavarësisë, Shtepia botuese “KRISTALINA-KH”Tiranë, v. 2018, fq.603-605.) 3. Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë. (Fondi 170, Viti 1937, D.53,f. 107-110). Në shkrimin tuaj në gazetë ju thoni se u shkarkova nga detyra si drejtor i kabinetit pedagogjik dhe u caktova si mesues i thjeshtë vetëm se i përmenda emrin e Kolë Bibë Mirakës si mesues.Kjo nuk është aspak bindese dhe për këtë duhet të paraqesish “Motivacionin shoqërues të shkarkimit”. Por ju duke qënë i mbrojtur nga “Ombrella e Zezë” e kohës dhe nga miku e shoku i juaj shumë i ngushtë i quajtur “ Aeroplani” mendoj se duhet të ketë qënë levizje taktike.
Në festën e 85 vjetorit të hapjës së shkollës shqipe në Iballe në fjalën e mbajtur nga Drejtori i shkollës Z. Bardh Doda që e përmendi Kolë Bibë Mirakën në listën e mesuesve në këtë shkollë nuk pati asnjë pasojë por vazhdoj edhe disa vite të tjera si drejtor madje deri në pluralizëm. Pyjet shqiptare janë shumë te begata por ato të Pukës janë ajka e pyjeve, shumë prodhuese ku rritët çdo lloj bime dhe lisa të gjatë. Por e keqja është se ky lis i gjatë nga brenda ka një zgavër (populli i thotë zgoriq) që është kalbur dhe ka marrë ngjyrë të zezë ashtu siç ka zemrën prandaj thuhet se shumë njerzë më parë duhet të lajnë zemrën me ujë dhe pastaj duart. Pra ky lis është pa zemër. Në kohën e vet Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qënë “Kushtetuta e kohës, Kod Penal dhe Kod Civil që edhe pushtuesi Osman teritoret e Principatës së Dukagjinit i ka lënë te qeverisen sipas “ Kanunit”.
Por deformimet në të vërtetat historike nga Z. Meçi Xh. nuk kanë te ndalur. Ai ven dorë dhe mbi kanunin e Lekë Dukagjinit i cili i ka rezistuar kohrave dhe studiohet në shumë universitete të botës. Gjithë këtë deformim ky e bënë për të ligjeruar deformimet që i bënë në Kabash nëpërmjet librit: “Kanuni i Lekë Dukagjinit” varianti i Pukës duke përçmuar, deformuar e denigruar edhe punën e bërë nga rilindasi kombtar shqiptar Shtjefën Gjeçovi në mbledhjen e kanunit. Në Pukë nuk ka variant sepse,Puka është epiqendra e “Dukagjinit të Vjetër” pra është “Dukagjini” i vërtetë. Por as në Mirëditë nuk ka variant siç juve abuzoni pasi, kanuni (Kushtetuta) është unike dhe i ka shtrirë efektet në të gjithë principatën dhe më gjërë në të gjithë shqiptarinë.Në mesin e shek.XVIIItë Begolli i Pejës kalon nëpër Rrape ku mori vesh për Jovën e bukur dhe të “virgjer”?!
Thuhet së çikën Jovë e kerkoj dhe e “detyroj”? ti bëjë hyzmet. (Jovën, Begolli nuk e njihte, por me siguri ai ka komunikuar më pjesëtar të komunitetit të Kabashit dhe kanë ra dakort për t’ja çue vajzën për hyzmet Begollit, ajo nuk ka shkuar vetë.) Kur u pa se vajza ishte shtatëzanë e thirrën krentë e Kabashit dhe i kërkuan fajtorin”sikur nuk e dinin”, në një kohë që e kishin derguar vetë tek Begolli i Pejës për hyzmet. Krenët e Kabashit dërguan njërin prej tyre të Begolli për ti treguar në emër të Jovës se “Fisi po më djeg të gjallë se kam mbetë më barrë me ty”. Begolli i lajmëroj krentë e Kabashit që Jovën të mos e ngisni se barrën e kishte më të. Krentë e Kabashit e pranuan. Jova e rriti djalin i cili thuhet së mbeti nip bije, ( Jo thuhet po ishte nip bije). Për zotësi u pranua në krentë e Kabashit por i mbeti mbiemri “FURRIK” sepse u gjet si voja(veza) në furrik. ( Xhemal Meçi,” Mjeshtër i Madh”; “Kanuni i Lekë Dukagjinit Varianti i Pukës” (Botimi i dytë), Shtypëshkronja “FIORENTINA” Shodër, 2019,fq. 266.) Duke ç’fletuar fjalorin turk, aty gjëjmë fjalën “FERIK” Që shqip ka kuptimin “GJENERAL”. Sot një gradë e tillë (gjeneral) është ekuivalente me Ferik, është një general më 3 yje, i cili mund të jetë gjeneral Major, general Divizioni dhe general Korpusi.
Nxjerrë nga fjalori” ( TURKÇE SOZLUK, 1.Turk Dil Kurumu Yayinlari, Ankara viti 1988, fq. 495.) Me qënë se në Kabash në vitin 1689 ka qënë një garnizon turk me 200 ushtarë tyrq (Në fortesën e drujtë të Kabashit, harta e Coronellit 1689) dhe komandanti i tyre mund të ketë pas një grade ushtarake të cituar më lart, dhe më qënë se oficerat turq kishin të drejta timariale për shit-blerje pasurije dhe marrje tokë at’herë emri “Furriku” mund të vijë edhe nga titulli ushtarak “Gjeneral”, “Ferik”.
Në vitin 1881 Kabashi nuk kishte bajrak por ishte fshat i Halias. Në vitin 1889 bajraktar i Kabashit që Vocerr Dema.Begollët e Pejës janë të emruar nga Qeveria Osmane e kohës për të drejtuar dhe sunduar në këto teritore të sanxhakut të Pejës pra ata (Begollët) janë të ardhur ç’ka ngjallë dyshime për autoktoninë e tyre. Përsa më sipër thamë:
1.Vllazënia “ Furriku” nuk janë kabashas, (Janë pasardhës të begollve) pra Kabashi nuk ka Bajraktar kabashas, ndaj dhe pushtuesi osman i afroi favore, ofiqe e prioritete.
2.Sipas kushtetutës se kohës “Kanunit të Lekë Dukagjinit” nuk thuhet që mysafirit ti dërgojmë vajzat për hyzmet, kjo nuk është në traditën tonë.
3.Nipi të daja nuk ka të drejtë prone as titulli.
4. Titulli bajraktar trashëgohet në truall brenda gjakut në breza dhe këtu zgjidhet më i zgjuari dhe jo të nipi nga motra.
5. Me kanunin e Lekë Dukagjinit mikut i caktohet vendi kurse, lypsi rrinë në këmbë dhe pret vendin ku i jepet, pra lypsat vetëm Xhemal Meçi i bën zotni. Për të mbuluar këto deformime të kanunit Xh. Meçi na ka krijuar Kanuni i Lekë Dukagjinit Varianti i Pukës pra, duke shtuar rregulla të pa qëna e të pa shkruara në këtë “Kanun” kushtetutë.
6. Në praktikën tuaj të vazhdueshme keni hedhur baltë denigruese për çdo përsonalitet të historiografisë shqiptare vendas, dhe të huaj të cilët kanë hedhur dritë mbi gënjeshtrat tuaja duke u bë një model i pa korigjueshëm.
7.Pra ju Z. Xhemal këtë kanun ( kushtetutë) që i ka qendruar kohës në shekuj kërkoni ta përshtasni me të paverteta për të krijuar një histori të rreme sektare me të ardhurit duke manipuluar brezat që vijnë. Të gjitha këto shtrembërime, të pa vërteta, tjetërsime të kulturës historike dhe patriotike të “Dukagjinit të Vjetër-Puka sot”, janë krim i shëmtuar dhe shkaterrim që i është bërë historisë Pukjane e kombtare nga ju Xh. Meçi ç’ka vetëm interesit të atdheut nuk i shërben. I bëj thirrje Z. Xhemal Meçi, që të bëjë një autokritikë publike për dëmin, deformimet, shkermoqjën dhe tjetërsimin që i ka shkaktuar historisë së rrethit të Pukës në dekada. Për nxitjën artificiale të konflikteve në mes të komunitetëve duke keqinformuar të pa informuarit dhe me anën e të cilëve ke realizuar edhe presione ndaj të tjerve të cilat janë të ruajtura.Të mendosh mirë, të reflektosh ndaj gabimeve nuk është vonë kurrë. Bëhu burrë dhe kërko falje se është vlerë.
Ngrihu në nivelin e një “intelektuali dhe studiusi të penduar,” ç’ka do të ishte shërbimi dhe kontributi i juaj më i madh për vetë Ju, për “Dukagjinin e Vjetër” ,“Puka-Sot,” për shoqërinë në tërësi dhe për historiografinë shqiptare.