Moikom Zeqo i dhuron 100 libra bibliotekës “Musine Kokalari” në Tiranë
Arkeologu dhe krijuesi letrar, mjeshtri i madh Moikom Zeqo i ka dhuruar rreth 100 libra, bibliotekës publike “Musine Kokalari”, e cila ndodhet në njësinë 7 në kryeqytet.
Biblioteka e cila u inaugurua vetëm pak ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke u kthyer nga një magazinë librash në një ambient modern leximi, gëzon tashmë edhe 100 libra të rinj nga biblioteka personale e Moikom Zeqos.
Historiani i njohur ishte vetë i pranishëm në dorëzimin e librave ku u njoh dhe me ambientet tërësisht të rikonstruktuara të cilët ftojnë lexuesit e qytetit që të shfletojnë faqet e librave.