Moisiu ynë, njeriu dhe shkrimtari
Nga Asqeri Diko
Më 26 janar 2018 u mbushën 22 vjet nga dita kur zemra e shkrimtarit, Moisi Zaloshnja pushoi së rrahuri. Prej asaj kohe në faqet e gazetave shqiptare, vetëm ndonjë shkrim është shkruar duke lënë në hije një figurë të rëndësishme të letrave shqipe.
Zaloshnja është shkrimtari i njerëzve trima, të thjeshtë, bujarë, punëtorë e arsimdashës të atdheut. Moisi Qazim Dosti, u lind më 28 shkurt 1919 në Zaloshnje të Tomorricës, të rrethit të Skraparit. Vinte nga një familje nga një fis dhe nga një vendlindje me tradita patriotike për nderin e atdheut në luftë të gjatë kundër Perandorisë Osmane e deri në çlirimin e vendit. Fisi i tij Dosti e kishte prejardhjen nga fshati i Grëmshit të Tomorricës, nga fshati i mendimtarëve të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare. Në këtë rrjedhë historike u lind dhe u rrit Moisiu. Prindërit e tij, Qazimi dhe Mineja, ishin njerëz të dashur, të thjeshtë, të pritshëm, bujarë.
Në rininë e tij Mosiu u angazhua në luftën nacional çlirimtare. Periudhës së LANÇ dhe të ndërtimit të Socializmit, mendja dhe dora e Moisiut, i kushtoi mjaft vepra letrare, duke filluar nga vjershat, skicat, tregimet, novelat, poemat e deri tek romanet. Poeti dhe shkrimtari i ardhshëm, do t”i shkruante shumë mirë heroizmat e trimave partizanë, në betejat e stuhishme luftarake, si dhe personazhet e punës ndërtimtare, me një qëndisje të artë, me të gjitha ngjyrat e ylberit. Lidhja e Zaloshnjes, me Letërsinë fillon që bangat e shkollës shtatëvjeçare , në moshën 16 vjeç , kur ai nisi të hedh hapat e para të të shkruarit letrar. Krijimtaria e botimit, fillon në vitet tridhjetë, e cila gjendet e shpërndarë në Organet Enciklopedike të asaj kohe. Nga studimi që kam bërë, në shtëpinë e tij, me djalin Sokolin, kur i vajta për ngushëllim, në përvjetorin e vdekjes së babait, me aqsa pata mundësi, dua të them se arkivi ishte i pasur me libra e dokumente, revista gazeta.
Ai qe mbledhësi i parë i folklorit në Skrapar. Edhe në dasmat, gostitë, në rrugë a në mbledhje të ndryshme, në takime me popullin, ai do të mblidhte pasurinë e të folurit të Gjuhës Shqipe. Nuk është aspak e rastit, që emrin e këtij “misionari fisnik”, ta gjejmë edhe sot në dokumentet gazetareske për punën e madhe që bëri në Fushën e Folkloristikës Shqiptare, me zotësi e pasion të çmuar. Që të bësh analizën e veprës së Zaloshnjes, nuk është e lehtë. Ajo, ka në thellësi të gjirit të saj të gjerë, një mori temash, probleme të kohës, të shtrira në gjerësi e gjatësi. Aty bashkohen objektivat e Moisiut. Vepra e tij, fillon që nga vjersha “Flamuri”, ndoshta ajo është më e para dhe vazhdon me gjinitë e ndryshme të krijimtarisë, si: shkrime, skica, poezi, poema, fabula, anektoda, shprehje të Gjuhës Shqipe, tregime, pjesë teatrale, drama, novela, e deri tek romani. Në këtë lum krijimtarie, beprën e tij, mund ta ndajmë në disa tema, si :
- Vepra të kohës historike, ku mundet të shkruajmë: poema, ”Vdekja e Skënderbeut”, “Krahu i Skënderbeut”. 2 .Krijime të LANÇ-re, si : Poema “Misioni”, “Në zemër të popullit”, “Nën hijen e Tomorrit “, “Ç”u ndezën malet”, “Zjarr pa tym”, “Kur malet kërkonin diellin”, “pjesa teatrale, “Të faleminderit, o trim i vogël”, tregimi, “Çasti vendimtar”, etj .
- Krijimtari të kritikës së sistemit socialist, si: “Sa të jetë Lalë Gjoni”, “Gjysmagjeli”, “Kolorsi prej Argjili”, “Ariu dhe bariu”, “Këndezi që s”dëgjonte shokët”.
- Krijimtari të gjuhës së popullit, si: “Përralla të zgjedhura”, “Kërcen hallua nga halli”, “Mendja bën hata, mendja, bënë kala”, “Bakllavatë e Sheme Shaqirit”, “Dyzet vëllezër e syqeni”.
- Krijimtari të ndërtimit të socialist: “Poema “Bariut Hero”, “Tregime për tokën”, “Deti nën Tomorr “.
- Krijimtari për fëmijët; “Na ishte një Yllkë e vogël ”, “Xixëllonja “ , shkrime të shumta , tek revista “Pionieri ”, gazeta “Bashkimi” , “Puna”, “Zëri i Popullit”, “Rinia”, “Drita”, “Nëntori”etj.