Montreal, “Festivali i fenerëve 2018” do të ndriçohet në Kopshtin Botanik
Një nga atraksionet më të njohura dhe më të fotografuara të Montrealit do të kthehet sërish këtë verë.
Po flasim për Kopshtin e Dritave të famshme botërore. Kopshti Kinez, pjesë e Kopshtit Botanik të Montrealit, do të organizojnë një shfaqje mahnitëse të fenerëve tradicionale, dhe kur të perëndojë dielli dhe fenerët të ndizet, qytet do të shndërrohet në vendin më të bukur.
Çdo vit shfaqja ka një temë unike. Më herët kemi parë ”Birin e Qiellit”, i cili u përqendrua në jetën e një prej perandorëve të Kinës. Dhe vitin e kaluar, për të shënuar edicionin e 25-të, tema ishte “Dragons” i shoqëruar nga nëntë pasardhësit e tij.Kopshti i dritave të këtij viti, do të jetë i hapur nga data 7 shtator deri më 31 tetor./atsh/