Mozaiku i Termave në Butrint i hapur deri në fund të gushtit për vizitorët

Zbulohet dhe një tjetër mozaik në Butrint, mozaiku i Termave.

Nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Parkut Kombëtar të Butrintit, mozaikët do të jenë të hapur deri në fund të gushtit, për vizitorët dhe artdashësit e trashëgimisë kulturore. Figurat e tij gjeometrike bardh dhe zi, dalin në pah mjaft mirë dhe mozaiku ka shumë pak dëmtime. Niveli i lartë i shtresës në raport me ujërat nëntokësore e bën këtë mozaik të qëndrojë më gjatë i hapur.

Mozaiku është në itinerarin qendror dhe ka mundësi të shihet nga të gjithë vizitorët që mbërrijnë në Butrint. Gjatë viteve të fundit, ky mozaik është lënë i ekspozuar në muajt korrik dhe gusht dhe më pas mbulohet për t’u mbrojtur nga uji.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1382376958563272/?t=0

SHKARKO APP