Mrekullitë shëruese të Asklepiusit në Greqinë e Lashtë, përbëjnë bazën për mrekullitë e supozuara të Jezusit
Seria: Traditat biblike, të ndikuara shumë nga kulturat e tjera të lashta
Një element kyç në narrativën e krishterë, mrekullitë e Jezusit, lidheshin me veprime
të mbinatyrshme që dëshmonin jo vetëm hyjninë e tij, por jepnin gjithashtu shembuj të dhembshurisë dhe faljes, që ishin edhe thelbi i mësimeve të tij. Mrekullitë e shumta
përfshinin kurimin e verbërisë, lebrës, dhe paralizës.
Tre nga ungjijtë kanonikë, pohojnë gjithashtu se në të paktën një rast, Jezusi ishte përgjegjës për ringjalljen e një të vdekuri. Të para nga një perspektivë kulturore, mrekullitë u besuan gjerësisht 2 mijë vjet më parë, duke u shfaqur vazhdimisht si në mitologjitë heleniste dhe hebraike, përkundër të cilave u shkruan ungjijtë.
Ato kanë një ngjashmëri të konsiderueshme me mrekullitë e heroit grek Asklepiusit, që ishte një shërues legjendar, dhe që u ngjit në nivelin e një hyjnie, përmes veprave të tij të mira.
I aftë për të shëruar çdo sëmundje, sipas mitologjisë greke, Asklepiusi ishte madje i aftë të ringjallte të vdekurit. Ky akt e provokoi Zeusin, që në fund e martirizoi Asklepiusin për ta bërë njerëzimin t`i ikte njëherë e përgjithmonë vdekjes, duke mos i`a dhënë Hadit shpirtrat e tyre. Fama e Asklepiusit ishte jashtëzakonisht e përhapur në botën e lashtë, me tempujt e dedikuar për të, që gjendeshin në mbarë Mesdheun, deri në shekullin e V-të Para Erës Sonë. / bota.al