Mukades Çanga zëri që i dha dimenione të reja këngës shkodrane

Albert Vataj

Mukades Çanga, “Mjeshtër i Madh” është një zë i rëndësishëm i traditës së pasur të këngës qytetare shkodrane. Vokali dhe forca interpretuese e saj kanë kaluar publikun shkodranë për të rrëmbyer interesim dhe ovacione, duartrokitje dhe vlerësime përtej.

Rrugëtimi saj, i “një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e pionierit në atë kohë. Ky zë i bukur fëminor premtonte për një këngëtare të ardhshme, e cila jo shumë vonë hodhi dhe hapat e parë në skenat rinore të qytetit. Interpretimi i këngës së parë “Mori drandofilja e vogël”, nën drejtimin e violinistit, mjeshtrit Mark Kaftalli, befasoi specialistët dhe muzikantët e asaj kohe.” Ramazan Çeka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri dhe kontributi që ajo dha me virtuozitetin interpretues, vokalin e fuqishëm dhe ngrohtësinë shpirtërore ku ajo përkundi një prej traditave më të pasura të këngës qytetar, bënë që ajo të renditet në kolanën e gjatë të atyre vlerave që e përfaqësuan dhe e ngriten në një nivel sfidues këngën dhe muzikën shkodrane, duke e çuar atë në kryeradhën e admirimit dhe vlerësimit nga ai publik që ka ditur që t’i presë me duartrokitje dhe ovacione dhe t’i përcjellë me vlerësime dhe mirënjohje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mukades Çanga, është gjithnjë në skenën e këngës, si në një arsye për të sfiduar vitet dhe për të frymëzuar brezat, ata që po e përfaqësojnë dhe denjësisht po e shpien në një gjeneratë të re traditën e muzikës qytetare shkodrane dhe këngën e bukur të këtij qyteti, krijuesve të pavdekshëm të këtyre brilanteve të skenës së këngës.

“Mjeshtër i Madh”, “Mirënjohje  e Qytetit”, “Zonja e këngës popullore qytetare shkodrane”, janë jo vetëm trofetë që ajo fitoi në sfidat e konkurrimit dhe prezantimit por edhe në jetëgjatësinë që ajo ju dedikua këngës shkodrane dhe jo vetëm, duke e prezantuar denjësisht.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?