Mungesë buxheti në shfaqjen “Butrinti 2000”, reduktohet numri i shfaqjeve

Nga data 8 – 14 korrik në parkun arkeologjik të Butrintit do të zhvillohet edicioni i 16 ndërkombëtar “Butrinti 2000”. Por mungesa e fondeve bëhet mungesë për ngjitjen në skenë të 5 shfaqjeve sic ishte parashikuar, duke reduktuar numrin e tyre në vetëm 4. Drejtori i festivalit thotë se buxheti i pakët ka sjellë më pak aktorë të huaj për festivalin.

Alfred Bualioti: 5 ditë para se ne të startojmë festivalin, vjen një informacion i Agjensisë Kombëtare të Turizmit që nuk keni subvencion. Pra, kjo mund të ndodhte 2-3 muaj përpara dhe ne do merrnim masa, por nuk mund të ndodhte një lloj pabesie apo absurditeti 5 ditë para se ne të startojmë.

Por cilat trupa do të interpetojnë? Bualioti sjell disa detaje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alfred Bualioti: Do shohim karaktere shqiptare, me kostume shqiptare, me muzikë shqiptare. Shfaqja e dytë është e ardhur nga Greqia, shfaqja e tretë është “Njeriu dhe Zjarri” që vjen nga Maqedonia. Do të shikojmë një shfaqje të bukur të TOB, është një dance teatër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Butrinti 2000 që është në vitin e 16-të cilësohet si ballafaqim i kulturave dhe lirisë së krijimit artistik.

Ora News- Mungesë buxheti në shfaqjen "Butrinti 2000", reduktohet numri i shfaqjeve

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?