Muzeu i Akropolit, dhuratë të rrallë – Vizitorët do lejohen të shikojnë lagjen nëntokësore të Athinës së lashtë
Vizitorët në muzeun e Akropolit në Athinë patën ditën e premte rastin unik për të vizituar pjesën poshtë muzeut, ku gërmimet më të fundit kanë arritur të zbulojnë një lagje të tërë të Athinës së lashtë.
Deri më tani, pjesa e zbuluar e gërmimeve mund të shihej vetëm nga një ballkon i posaçëm si dhe një xham në dyshemenë e muzeut. Në kuadër të 10 vjetorit të Muzeut të Akropolit, vizitorët do të kenë mundësinë që të ecin mes përmes zbulimit ku po kryhen ende gërmime dhe ku duken lagjet e qytetin antik, që prej shekullit të 4-t para Krishtit e deri në shekullin e 9-të të erës sonë.
“Vizitorët mund të zbresin poshtë, ku po gërmohet, dhe mund të shohin rrënojat antike të Athinës, sidomos zonën jugore të Akropolit”-deklaron drejtori i muzeut, Dimitris Pantermalis. Poshtë dyshemesë së muzeut shtrihet një lagje e tërë, me shtëpi, dyqane, banja, rrugë dhe kanalizime, të zbuluara pikërisht gjatë punimeve për ndërtimin e muzeut.
Në vitin 86 para Krishtit, kjo lagje u shkatërrua nga trupat romake dhe u braktis për vite të tëra, për t`u ringjallur në shekullin e 2-të, me shtëpi luksoze.
{“videoid”:”1561200752487″,”type”:1,”ratio”:0.75}
Muzeu i Akropolit, dhuratë të rrallë – Vizitorët do lejohen të shikojnë lagjen nëntokësore të Athinës së lashtë on Vidnews.