Muzeu kombëtar “Marubi” drejt UNESCO-s, dosja në listën e trashëgimisë botërore

Dosja “Marubi në Unesco” është gati.

Puna dy vjeçare është finalizuar dhe muzeu kombëtar i fotografisë, synon që brenda 1 viti të marrë përgjigjen pozitive për t’u njohur si trashëgimi botërore.

“Jemi shpresë plotë që kjo aspiratë e jona do të çelë dyer të reja. Patjetër që është një sfidë  që po fillon, pra thjesht kemi përfunduar hartimin e dosjes. Ne besojmë fort që Shqipëria ka ende shumë për të treguar. Për ne kjo është mbi të gjitha një ushtrim i parë i njohjes së vetvetes,” u shpreh ministrja e kulturës Elva  Margariti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e projektit, tregojnë se puna voluminoze është shoqëruar me konsultime dhe përfshirjen e ekspertëve vendas e të huaj, me qëllim që çdo fakt i paraqitur të jetë bindës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë entuziast dhe në një ditë do jemi këtu kur ta shikojmë, qytetarët do jenë këtu. Kjo është patjetër një punë që i  mbetet përjetë muzeut edhe Shkodrës në tërësi,” tha drejtori i muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni.

‘Foto-Studio Marubi’, u themelua në vitin 1856 nga Pietro Marubi, ndërsa sot si muze kombëtar ka si pasuri rreth 500,000 negativë në teknika dhe formate të ndryshme, që dokumentojnë ngjarje, personazhe e fakte interesante të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?