Muzika bashkon veriun dhe jugun në Shkodër

Për 3 netë me radhë në oborret e banesave karakteristike të Shkodrës, ahengu solli risi, pasi përveçse bashkoi veriun me jugun, nata finale iu kushtua një prej mjeshtrave të ahengut, i ndarë nga jeta pak muaj më parë, Shyqyri Alushit. Mirënjohje ishin dy vlerësime që shkuan për këngëtarin e ndjerë Shyqyri Alushi dhe familjen Salabegu. Në Shkodrën e artit dhe kulturës ky aktivitet vjen nën kujdesin e qendrës Pjetër Gaci, Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Ilir Zoga: “Qëllimi ishte që këto këngë të mos vdesin”.

Bardhyl Hysa: “Një veçanti për artin dhe muzikën shkodrane”.

Niki Mjeda: “Është nder dhe kënaqësi bashkë për mua të këndoj këngët, të cilat i kanë performuar të parët tanë”.

SHKARKO APP