Muzikë dhe mesazhe pro integrimit evropian
Mbrëmjen e shkuar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar u shfaq koncerti recital pianistik “Univers mbi tastierë”. Protagonistë ishin Johan dhe Ami MUKA, vëlla e motër nën drejtimin e pedagoges së pianos, Vjollca STAMO. Koncerti u organizua nga ABC Tirana Club në kuadër të programit “Edukim përmes kulturës”, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Johani ka studjuar në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, që është me orientim muzikor dhe aktualisht është student në vitin e parë Informatikë Ekonomike, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ami është nxënëse në klasën e 8 të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Të dy ata kanë marrë pjesë në konkurse kombëtare pianistike, ku kanë fituar dhe çmime për interpretimin e pjesëve të autorëve të huaj dhe shqiptarë.
“Univers mbi tastierë”, që u shfaq dhe para dy ditësh në mjediset e shkollës 9- vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës, synon të ndikojë në edukimin dhe janë po të rinj si ata; në përmirësimin dhe diversifikimin e shijeve estetike dhe krijuese. “Univers mbi tastierë” duke pasuruar agjendën kulturore të të rinjve, kërkon dhe të ndezë shkëndija ndërgjegjësimin e të rinjve, nxënës dhe studentë përmes artit, evidentimin e trashëgimisë artistike evropiane, të promovojë në favor të gjallërimit të turizmit kulturor në Shqipëri.
Ky projekt kulturor i ABC Tirana Club ka për qëllim parësor afrimin e nxënësve dhe studentëve në kalendarët artistikë të krijimtarisë klasike dhe moderne; që ata të jenë prezentë në ato evente artistike ku performatorët për alternativat proevropianistete, si një përpjekje për kontribut konkret, që përmes artit të jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë.
Ky është koncerti i katërt recital që realizojnë së bashku Johani dhe Ami MUKA. Në vitin 2013 ata performuan në “Tingujt e Paqes”, dedikuar fëmijëve të ushtarakëve shqiptarë me misione paqeruajtëse jashtë vendit. Kurse koncertet “Hapësirë Evropiane”, në vitin 2015 dhe “Kodi i Tingujve”, në vitin 2016, kanë qenë dedikime për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
ABC Tirana Club është një grupim studentor proevropianist me bazë në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, por me aktivistë e vullnetarë dhe në universitete të tjera të vendit. Disa javë më parë grupimi realizoi një sondazh mbi perceptimet e studentëve mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë në prag të vendimit për hapjen e negociatave me BE-në.