Narcisi: Ja pse vaniteti mund të jetë një e keqe e madhe
Që në një moshë shumë të re, Narcisi ishte i pakrahasueshëm në dy gjëra: bukurinë mahnitëse natyrore dhe … cila është fjala? A po: narcizizmin.
Ose dashurinë për veten, ose vanitetin, apo quajeni si të doni. Eshtë kjo e metë fatale, me të cilën mbahet mend Narcisi sot e kësaj dite.
Megjithatë, personaliteti i tij ishte shumë më kompleks se sa mendojmë. Ai nuk ishte thjesht një kokorroç mburravec dhe i krekosur, por një kriesë më e errët dhe e pistë.
Ashtu si Don Zhuani, Dorian Grei dhe Xhej Getsbi, ai ngjan oreksmadh, mizor dhe kapriçoz, dhe ndëshkohet me të drejtë për dëmin që shkaktojnë veprimet e tij.
Echo, një nimfë llafazane e mallkuar nga Hera që të përsërisë gjithë jetën vetëm fjalët që thonë të tjerët, u dashurua çmendurisht me Narcisin. Teksa e ndiqte pas në pyll dhe përpiqej të krijonte një situatë romantike, Narcisi i tha: “Unë do të vdes, përpara se t’i të flesh me mua”. Gjë të cilës, nimfa e gjorë, duke u mbytur iu përgjigj vetëm: “Flesh me mua”.
Narcisi e la që të kalbej në luginëz, duke u dekompozuar gradualisht deri kur gjithë sa kish mbetur prej saj, ishte një zë.
Kështu e jetoi ai jetën e tij. Kushdo që donte ta dashuronte, shtyhej mënjanë pa u menduar dy herë.
Në një tjetër rast, Narcisi i dërgoi një shpatë Ameinias, i cili po i vardisej shumë. Ameiniasi erdhi menjëherë pranë shtëpisë dhe vrau veten tek porta e saj, duke u bërë thirrje perëndive për hakmarrje teksa e bënte vetëvrasjen.
Lutjet e tij gjetën përgjigjen e Artemidës, e cila e bëri Narcisin të bjerë thellë në dashuri, të cilën ishte i mallkuar të mos e konsumonte dot kurrë.
Në Donakon në Thespia, Narcisi u ndal që të pinte në një pellg me ujë kristal të pastër. Aq i patrazuar ishte uji, saqë ai pa në të imazhin e vetvetes.
Në pëprjekje për të puthur dhe përkëdhelur këtë djalosh të bukur, Narcisi kuptoi shpejt gabimin që kish bërë. Megjithatë, dëmi ishte bërë tashmë, ai kish rënë në dashuri.
Ai rrinte duke parë ujin me orë të tëra. Sipas Ovidit, kështu vdiq Narcisi, i mbërthyer në sytë e njeriut që dashuronte, të cilin as nuk do të mund ta kishte ndonjëherë, dhe as nuk do të mund ta linte ndonjëherë. Në këtë mënyrë, ai u reduktua në një hiçgjë, po ashtu si Echo.
Megjithatë një rrëfim i mëhershëm nga Partheniusi e tregon Narcisin të konsumuar prej ankthit dhe mundimit. Mania jologjike e të braktisurit nga dashuria e pushtoi të tërin, e zbutur vetëm prej vetëdijes se do të donte gjithmonë vetveten.
Në dëshpërimin e tij, Narcisi mori shpatën dhe e nguli në gjoks.
Echo, që po shihte, belbëzoi një elegji të shkurtër, thelbi i të cilës ishte kotësia e ndjekjes së dashurisë për dikë kaq të mallkuar, prej bukurisë së tij.
Që nga toka e mbytur në gjak çeli dhe lulëzoi narcisi i bardhë. Prej kësaj luleje, u tha se mund të bëhej një pomadë me cilësi për të shëruar dhe dëmtuar, për të shkaktuar kënaqësi dhe dhimbje.
Gjithë sa mbeti nga Narcisi ishte një lule e bukur dhe një bimë e rrezikshme narkotike, e tmerrshme dhe joshëse njëkohësisht. / bota.al