”Natën ma”, emocionon publikun në Teatrin “Metropol”
Nga autorja Marsha Norman, shfaqja “Natën ma” riktheu Ema Andrean si regjisore, në sallën e Teatrit Metropol me premierën këtë fundjavë për publikun kryeqytetas.
Premiera u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të shumta nga publiku. Shfaqja i dhuroi publikut që kishte mbushur sallën një përzierje emocionesh, lot, të qeshura, përqafime dhe përgëzime.
Vepra tregon fatin e një nëne, Telma 50 vjeçe dhe bijës së saj Xhesit, 30 vjeçe. Pjesa nis me rrëfimin e Xhesit, e cila duhet t’i thojë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik.
Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depresionin e së bijës. Një vepër e fortë emocionale, që do të vijë nën konceptin ndryshe të Andreas, e cila njihet për zgjedhjen ndaj veprave të forta.
Në role kryesore interpretojnë aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno. Eshtë hera e parë që kjo vepër ngjitet në skenën e një teatri në Tiranë, ndërsa më parë është vënë në skenën e Prishtinës. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë ka fituar “Pulitzier” dhe është nominuar për çmime të rëndësishme.
Shfaqja ”Natën ma” do të vazhdojë të shfaqet dhe më: 25, 26, 27, 28, 29 Prill dhe 2, 3, 4, 5, 6 Maj.