Ndahen çmimet Emmy, triumf për serialin ”The Crown”

Drama e Netflix, për familjen mbretërore britanike The Crown, dhe komedia e Apple Tv Ted Lasso, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së cmimeve Emmy Awards. “The Crown”, mori çmimin më të rëndësishëm, si seriali më I mirë dramatik, ndërsa protagonsitët Olivia Colman dhe Josh O’Connor, në rolin e mbretëreshës Elizabeta dhe princit Charles, u vlerësuan si aktorët më të mirë në një dramë.

“Ju falenderoj shumë. Do të kisha vënëbast para, që kjo nuk do të ndodhte. Çfarë fundi i mrekullueshëm i udhëtimit me këtë familje të mrekullueshme.”, u shpreh Olivia Colman.

“Aktrimi në “The Crown” i bëri këto, dy vitet më shpërblyese të jetës time. Falenderoj të gjithë kastin, producentët dhe regjisorët brilantë.”, u shpreh Josh O’Connor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një sezoni që u fokusua tek martesa e palumtur e princit Charles me princeshën Diana, “The Crown” solli gjithashtu fitore për aktorët jo protagonist, Gillian Anderson, e cila interpeton ish-kryeministren Margaret Thatcher dhe Tobias Menzies në rolin e princit Filip.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kategorinë e serialeve komedi, lavdia shkoi për Ted Lasso, e cila përpos çmimit kryesor rrëmbeu statuetën edhe për aktorin më të mirë, Jason Sudeikis.

Kate Winslet dhe Ewan McGregor u vlerësuan si aktorët më të mirë, në një serial me seri të kufizuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?