Ndahen çmimet Kombëtare të Letërsisë

Romanet “Sonate për gruan e një tjetri” dhe “Armëpushimi” janë dy veprat e vlerësuara në konkursin Kombëtar të Letërsisë 2017. “Armëpushimi” i sjellë në shqip nga Aida Baro u përzgjodh përkthimi më i mirë i vitit.

Historia e Holokausit dhe e të mbijetuarve e shtyu përkthyesen të bënte një studim të detajuar për kontekstin historik të ngjarjeve.

Aida Baro: Nuk ka qenë thjesht një përkthim, ka qenë më tepër një studim i gjithë jetës së tij kampin e përqendrimit të Aushvicit, por edhe i filozofisë së tij. Ai nuk është thjesht një shkrimtar. Një sfidë le të themi e kurorëzuar në këtë mënyrë do të thotë që ia kam dalë mbanë dhe jam shumë e lumtur.

“Sonate për gruan e një tjetri”, një roman nga Henrik S, një vepër ndryshe, në pikëvështrimin e ndjesive të pamundura dhe vlerësimin e gjërave që mbart.

Henrik: Pa artin e mirëfilltë do ishim vetëm vegla pune të regjimit të kaluar.

Kryetari i jurisë tha se ishte e vështirë përzgjedhja e fituesve.

Kryetari: Megjithëse bëhej fjalë për një vit të vakët përsa i përket letërsisë shqipe, por dhe cilësisë artistike dhe në origjinalitet që është i shumëpritur.

SHKARKO APP