Ndahet Çmimi Nobel për Letërsinë, fituesja është poetja amerikane
Këshilli i Nobel në Stokholm i ka akorduar poetes amerikane Louise Glück çmimin Nobel për Letërsinë për vitin 2020. Gluck vlerësohet me këtë çmim të lartë për “zërin e pagabueshëm poetik që me bukurinë e thjeshtë e bën ekzistencën individuale universale”.
E lindur më 1943, Glück ka fituar një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe Çmimin prestigjioz “Pulitzer”. Autorja shpesh frymëzohet nga përvojat personale dhe përshkruhet si një poete autobiografike. Çmimi letrar ishte pushtuar nga polemika gjatë viteve të fundit. Në 2018, ceremonia u shty pasi Akademia Suedeze, trupa që përzgjedh fituesit, ishte pre e akuzimeve për abuzimeve seksuale, ndërsa disa anëtare dhanë dorëheqjen.
Në 2019, çmimi prestigjioz për letërsinë iu dha austriakut Peter Handke duke shkaktuar valë protestash. Handke është mbështetës i fortë i trupave serbe gjatë luftërave ballkanike në vitet 1990. Ceremonia e Çmimeve Nobel u bojkotua asokohe nga disa shtete, përfshi Shqipëria, Bosnja dhe Turqia.
Në vitin 2015, triumfoi Svetlana Alexievich, e cila së fundmi tërhoqi vëmendjen e medias si pjesë e këshillit koordinues të opozitës së Bjellorusisë. Së shpejti pritet të shpallen dhe çmimi prestigjioz për paqen dhe ekonominë.
BREAKING NEWS:
The 2020 Nobel Prize in Literature is awarded to the American poet Louise Glück “for her unmistakable poetic voice that with austere beauty makes individual existence universal.”#NobelPrize pic.twitter.com/Wbgz5Gkv8C— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2020