Ndahet nga jeta aktori i njohur pas betejës me një sëmundje të rëndë

Aktori i famshëm, Trevor Peacock ka ndërruar jetën në moshën 89-vjeçare.  Ai njihet si ylli i “The Vicar of Dibley”.

Gjithashtu aktori ka luajtur rolin si Jim Trott në komeditë e BBC dhe për këtë është mjaft i njohur.

Ky lajm u njoftua nga agjenti i tij nëpërmejt prestigjozes “Associated Press”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me problemet mendore”, thuhej në deklaratën e publikuar nga familjarët e aktorit të njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trevor Peacock  ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”. Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?