Ndahet nga jeta aktorja ikonë në moshën 96-vjeçare

Aktorja ikonë, Cicely Tyson, është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e yllit të Hollywood e konfirmoi menaxheri i saj Larry Thompson për CNN, ndërsa nuk u zbuluan shkaqet e ngjarjes.

Tyson mishëronte gratë afrikano-amerikane që kërkonin respekt.

Ajo luajti role të skllevërve, ikonave të të drejtave civile, nënave dhe grave të reja, duke sjellë një ndjenjë fisnikërie dhe hijeshie për çdo personazh.

Tyson është shfaqur në disa prej filmave dhe serialeve televizive më të famshme që shfaqin gratë me ngjyrë në role kryesore, sin ë “Sounder” (1972), “The Autobiography of Miss Jane Pittman” (1974), “Roots” (1977), “The Marva Collins Story” (1981), “The Women of Brewster Place” (1989), dhe “The Help” (2011).

Megjithatë, aktorja tregoi se arritja e saj më e rëndësishme është kur Presidenti Barack Obama i dha asaj “Medaljen e Lirisë”.

“Në karrierën e saj të gjatë dhe të jashtëzakonshme, Cicely Tyson jo që ka shkëlqyer si aktore, por ajo ka formuar rrjedhën e historisë,”- tha Obama atë ditë.

Ndërsa Tyson e përshkroi atë moment si “gjëja më e rëndësishme që mund t’i ndodhte”.

Tyson vazhdoi të aktrojë deri në moshën 90-vjeçare, dhe për revistën Time tha se nuk kishte ndërmend të dilte në pension.

“Nuk mund të ndaleni, sepse ky do të jetë fundi juaj”- tha 94-vjeçarja, në atë periudhë.

Gjatë karrierës së saj, ajo fitoi gjithsej tre çmime Emmy nga 15 nominime.

SHKARKO APP