Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, vajza: Një yll do ndriçojë pranë mamit

Ndahet nga jeta Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i artistes legjendare Vaçe Zela. Lajmin e hidhur për largimin e tij nga kjo jetë e ka dhënë vajza, Irma Rodiqi. Në rrjetet sociale ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e madhe pas asaj të nënës së saj. “Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit”.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Irma Rodiqi

SHKARKO APP