Ndahet nga jeta Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane
Shkrimtari Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane, vdiq dje në moshën 85-vjeçare, sipas agjentit të tij, i cituar sot nga disa media amerikane.
Vëzhgues i saktë i shoqërisë amerikane dhe i dështimeve të saj, ai u lind në Newark (New Jersey) dhe ishte gjithnjë i pranishëm në mesin e kandidaturave për çmimin Nobel në Letërsi, pa mundur kurrë të shpërblehet me këtë vlerësim prestigjioz.
Ai është autori i “Njollës”, “Komplot kundër Amerikës” dhe i “Teologjia amerikane” për të cilin u shpërblye me çmimin Pulitzer në vitin 1998. Ishte pikërisht libri “Portnoy dhe komplesi i tij”, botuar për publikun në vitin 1969, një vepër që bëri bujë dhe njëkohësisht skandal, si për përshkrimet seksuale mjaft të detajuara dhe mënyrën e trajtimit të besimit hebre.