Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu Loni Papa

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa. Ai ka lindur me datën 28 mars 1932 në Lushnje. Loni Papa është ishte dramaturg dhe autori i njohur i letërsisë shqiptare për fëmijë.

Autor i më se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Loni Papa mban edhe titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe. Veprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare.

Gjatë aktivitetit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letërsi për fëmijë. Loni Papa është autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare. Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ai ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë, radiodramatizime dhe një numër të konsiderueshëm rrëfenjash.

Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmës”. Mësohet se ceremonia e lamtumirës do të bëhet në Tiranë, ditët e ardhshme.

SHKARKO APP