Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, debate në Komisionin e Medias

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi sot se, ”teatri vazhdon të mbetet një prioritet. Nuk mjaftojnë katër vite për të realizuar mungesat e 20 viteve. Janë kryer inspektime të cilat tregojnë se teatri është në një gjendje emergjence, prandaj do të kryhen rikonstruksione për tu siguruar artistëve dhe kryeqytetit një ambient të denjë kulturor”.

Në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për diskutimin në parim ” Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, Kumbaro theksoi se ”në katër vjeçarin e kaluar Ministria e Kulturës është angazhuar në investimin e shumë objekteve social-kulturore të cilat kanë zënë një peshë të konsiderueshme në buxhet ,ku ndër investimet më të rëndësishme ishin katër muzetë ,jemi në kantier e sipër për Teatrin e Operas dhe Baletit.Gjithashtu përgatitemi dhe për dy projekte të tjera për rikonceptimin dhe rehabilitimin e Muzeut Historik Kombëtar dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve,të cilat janë prioritete për tu investuar nga qeveria shqiptare”.

Kumbaro shtoi se ”për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ka ardhur një propozim për bashkëpunim nga pronari në kufi të pronës të truallit të teatrit dhe bashkia e Tiranës e cila e ka paraqitur kërkesën në shkurt të 2018 pranë ministrisë së Kulturës, duke shprehur interesin për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar. Projekti i ndërtimit do të miratohet nga gjithë strukturat përkatëse. Që nga ajo ditë ne kemi kërkuar e shkëmbyer informacione për të patur një ide sa më të plotë për këtë propozim ku gjithashtu kemi ndarë rregullisht me artistët dhe publikun çdo hap qoftë në konsulta publike e në debate”.

Ajo shtoi se ,”ky projekt ligj ka si qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë për negocimin e nëse negociata arrihet me sukses do të kemi dhe lidhjen e kontratës për projektimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe realizimin e projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës me partnerë privat”.

”Ky propozim synon që të merret më e mira e bashkëpunimit ndërmjet pronarëve shtetëror dhe privat duke maksimizuar vlerën e asetit publik ,duke optimizuar vlerën e zhvillimit në qendër të Tiranës dhe nevojën emergjente publike për teatër dhe shërbime të tjera dinjitoze” u shpreh ministrja Kumbaro.

Seanca në Komisionin e Medias u shoqërua me debateZ. Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e PD, Albana Vokshi kërkoi që ky projektligj të tërhiqet.

“Zonja ministre po iu bëj thirrje tërhiqni projektligjin, për hir të asaj karrikeje. Jeni akoma në kohë për e të shpëtuar dinjitetin tuaj.Tërhiquni! Po vjedh pronën publike në mes të Tiranës”, tha ajo.

SHKARKO APP