“Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime” Kiço Londo s’e fsheh trishtimin e largimit nga Teatri Eksperimental
Prej 6 vitesh drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo ka lënë këtë të martë, 15 dhjetor, detyrën, pak ditë vendimit zyrtar për shkarkimin.
I përlotur ai u shpreh se ndihej sikur po e largonin nga shtëpia e tij.
“Nuk dua ta fsheh që ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet të largohem nga kjo shërbesë edhe ti lë vendin drejtorit pasardhës. Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Unë nuk jam drejtor, nuk kam qenë ndonjëherë drejtor sepse drejtorët nuk janë si unë”, u shpreh Londo.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi drejtorin e ri të këtij teatri, regjisorin Altin Basha, duke e cilësuar këtë një moment të vështirë.
“Patjetër që thëm që merr një detyrë të vështirë , në një moment të vështirë për teatrin. U bë shumë kohë që nuk ndodheshim këtu, më krijon një habi të ripozicionohemi këtu në këtë sallë dhe është moment delikat”, tha Londo.
Regjisori tregoi se për këtë pozicion ka konkuruar duke menduar se mund të çonte para frymën e teatrit me artistë të rinj.
“Padyshim që Teatri Eksperimental ka potencialin për të qenë gjenerator i kësaj fryme. Sigurisht që kjo arrihet me regjisor të rinj mbi të gjitha me një mentalitet i cili e shtyn Teatrin më fort drejt kërkimit.
Ish-drejtori, Kiço Londo tregoi se do të ndërtonte një teatër tjetër por jo në kryeqytet.