Ndryshoi Himnin Kombëtar? Gazetarja “shpërthen” ndaj Kumbaros: Me “libër shpie” ata që drejtojnë këtë vend

Pak ditë pasi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro postoi në faqen e saj të “Facecook”-ut një video me zonat dhe monumentet historiko-kulturore të Shqipërisë, shoqëruar nga kolona zanore e Himnit Kombëtar, por në një verison të ri, vjen një reagim i ashpër. Ka qenë gazetarja Ida Nurce, e cila ka reaguar duke shpërthyer në akuza ndaj ministres.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nurce shprehet se është shokuar nga ky fakt, ndërsa shton se për flamurin kombëtar, të parët tanë kanë dhënë jetën.

“Po ku ne te …. e gjete te drejten t’i besh keto ndryshime moj e dashur minsitre, kuuu?!!!!
Po kush dreqin te vuri ministre kulture ty moj… ,qe nuk i di as tri rreshta nga historia e kombit tone?!
Po si mundet te na i reklamosh vendet historike te Shqipërisë, kur je ti ajo, qe po e pengon ruajtjen gjalle te vlerave historike të këtij vendi?!”, shkruan e irrituar gazetarja, duke iu kundërvënë kështu ministres Kumbaro.
29261870_1607304042717750_2263723149705084928_n
REAGIMI I GAZETARES
Sapo e pashe nje video, qe paska postuar Mirela Kumbaro, medemek ministre kulture, dhe thashe me vete “dreqiiiin, ne cfare vendi jetoj!”
U riktheva dhe nje here dhe e rimendova ate qe thashe me siper. Fundja c’faj ka vendi?! Eshte me i bukuri mbi planet. Aty pastaj gjeta rastin, nxorra dufin, dhe shava me liber shpie te gjithe ata qe e kane marre ne dore kete vend. Nuk mbajta me… E si te mundja, kur po e cojne per lum?! Si mund te mos i shaja keta… ?! Keta si kjo minsitrja, qe nuk kane minimumin e kultures, etikes, profesionalizmit per ate gje qe jane caktuar te bejne?!
Une nuk e di ku dreqin e ka gjetur gjithe ate guxim, e te arrije te ndryshojne simbolet, melodine e himnit tone kombetar, te tallet hapur me figurat historike te ketij populli…?!
Jam e shokuar, se si mundet te behet kjo gje, me ate flamur për te cilin kane dhënë jetën te paret tanë…
Habitem, si mundet te ndryshohet himni, i cili na ben te qajmë kur e dëgjojmë?!
Habitem, si mundet qe injoranca te jete kaq e theksuar dhe deliri te arrije ne nje pike aq te larte?!
Habitem, se si kane fuqine ne dore per te marre vendime keto… ?!
Po ku ne te …. e gjete te drejten t’i besh keto ndryshime moj e dashur minsitre, kuuu?!!!!
Po kush dreqin te vuri ministre kulture ty moj… , qe nuk i di as tri rreshta nga historia e kombit tone?!
Po si mundet te na i reklamosh vendet historike te Shqipërisë, kur je ti ajo, qe po e pengon ruajtjen gjalle te vlerave historike të këtij vendi?!
Pashe ne video qe kishe perdorur At Gjergj Fishten. Ja ku po te publikoj videon tjeter, se si eshte shtepia e tij sot! Sepse je ti ajo qe nuk lejon te restaurohet shtepia e tij dhe e ke lene si nje germadhe, e cila eshte e mbushur me miser dhe kashta gruri brenda.
Je ti ajo qe nuk e restauron Muzeumin te Muzeu Kombetar, i cili po amortizohet, e po shkaterohet dita dites. Pllakat, qe duhen per restaurimin e tij i ke bllokuar ne podrumet e vete muzeut dhe nuk jep aprovimin qe ky muzeum te behet, sic duhet te jete ne fakt!
Je ti ajo qe vlerat historike, te vertetat, i mbulove me dhé e me piktura. Turp….!

SHKARKO APP