Në Horën e Arbëreshëve, te tradita shekullore e Pashkëve

Udhëtimi ynë na çon sot te Hora e Arbëreshëve për të zbuluar traditat shekullore të Pashkëve, shkruan gazeta italiane “IlSicilia.it”.

Kisha e Horës së Arbëreshëve ndjek ritet fetare greko-bizantine dhe festimi i Javës së saj të Shenjtë (Java e Madhe) tërheq çdo vit shumë turistë italianë dhe të huaj.

Festimet për Pashkët nisin që më 25 mars dhe përfundojnë më 1 prill, të dielën e Shenjtë të Pashkëve ku mbahet mesha e celebruar nga peshkopi me ritualin e “tryezës së shenjtë” që ngrihet në qendër të apsidës.

Veçori e këtij riti është gjuha e përdorur: lutjet në greqisht, besimtarët përgjigjen në kor në greqisht dhe këndojnë këngët bizantine për të festuar ringjalljen e Krishtit.

arbereshe 8

Më pas vijon këndimi i Ungjillit në gjuhë të ndryshme.
Pas meshës së të dielës, është koha për paradën e grave me kostume tradicionale.

Rreth 300 gra veshin kostume tipike arbëreshe të shekullit XV dhe parakalojnë përgjatë rrugës ”Gjergj Kastrioti” drejt sheshit kryesor. Veshjet, një përzierje e vërtetë ngjyrash, janë unike në llojin e tyre dhe tërheqin vëmendjen e turistëve për bukurinë dhe origjinalitetin e tyre.

Çdo veshje ka veçantinë e saj: ka rrip, harqe, vello, kapele, të gjitha të bëra me materiale me cilësi të lartë dhe punë artizanale. Ngjyra më e zakonshme është e kuqja, e ndjekur nga jeshilja dhe vjollca.

arbereshe 7

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve janë veshur në Pashkë. Në fund të paradës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Kuptimi i tyre është i thellë: ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit. Përgatiten të shtunën e shenjtë nga familjet e vendit, u shpërndahen besimtarëve dhe turistëve të dielën e Pashkëve, pas paradës së veshjeve dhe përdoren gjithashtu për të dekoruar bukët e Pashkëve.

arbereshe 6

Në përfundim të ditës së madhe të Pashkëve, do të ketë momente argëtimi dhe relaksimi në “Teatro Diocesano”, të Horës. Në këtë eveniment do të marrin pjesë disa grupe arbëreshe siciliane,ku në program janë “Maarmagia” me tingujt tipike të ”blues” dhe ”rock and roll”, e cila do të pasohet nga “The Astice della Grotta”, që do të përfshijë audiencën me repertorin e tyre italian të viteve ’70 deri më sot.

Një shfaqje që do të mbyllë një javë plot tradita, histori, kulturë, e gjitha e jetuar me entuziazëm total nga komuniteti.

arbereshe 5

“Bukuria e veshjeve tona, simbol i bashkëjetesës dhe mbijetesës së kulturës dhe historisë që na paraprin – shprehet Simona Scalia, Këshilltare për Turizmin në Hora – është një trashëgimi e dhënë dhe e trajtuar me respekt të madh.

arbereshe 4

“Veshjet tradicionale, të përdorura fillimisht si një veshje e përditshme ose për dasma, sot vishen si një shenjë e vërtetë e dallimit, prestigjit, krenarisë dhe përkatësisë. Në mënyrë të veçantë, parada e të dielës së Pashkëve është momenti në të cilin protaginistët kryesorë janë fustani i qëndisur me ar, bizhuteritë unike që e stolisin dhe atmosfera e shenjtë dhe solemne që merr frymë”, thekson ajo.

arbereshe 3

“Java e Shenjtë” e Horës së Arbëreshëve sapo ka marrë nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore, Aktiviteteve dhe Turizmit përfshirjen prestigjoze në programin e ngjarjeve që janë pjesë e “Palermos, kryeqyteti italian i kulturës 2018” duke pasur parasysh “vlerën historike, kulturore, artistike dhe turistike të Pashkës së Horës së Arbëreshëve”./atsh/

arbereshe 2

arbereshe 1

SHKARKO APP