Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të studiuesit Mark Vuji

Nga JAK RROZHANI:

I edukuar dhe i formuar në shkollën e At Gjergj Fishtës së madh, Mësuesi i Popullit, Prof.As. Dr. Mark Vuji , ka dhënë kontributin e vet në edukimin e brezit të ri e në drejtimin e shkollës me profesionalizëm dhe përkushtimin që e karakterizonte . Përvojë kjo e nisur që në vitin 1957 , kur hapi dyert Gjimnazi i Lezhës , duke qenë drejtori i parë i tij e për 30 vite radhazi , si dhe autori i disa botimeve me karakter pedagogjik e psikologjik etj. me shumë vlerë për nxënësit , mësuesit e arsimin në përgjithësi.

“Shkolla moderne ka për mision, që t`iu japë nxënësve metodën më të mirë, se si t`i përvetësojnë dijet dhe t`i zbatojnë ato në praktikë në mënyrë aktive , kritike e krijuese “, shkruante ai . Futja e metodave aktive në organizmin e procesit arsimor, i hap rrugën të nxënit aktiv e krijues, që e bën të mundur të ndryshohet statusi i nxënësit , nga dëgjues pasiv në bashkëveprues aktiv me mësuesin , në punën që bëhet për ndërtimin e mësimit . Ky funksion i ri i procesit të të nxënit, bëhet më i qartë , kur me rritjen e pavarësisë së nxënësit në përvetësimin kritik e krijues të dijeve të reja, kristalizohet vetëmësimi, që hap pas hapi , shndërrohet në një studim të mirëfilltë, individual, me kërkesa shkencore gjithnjë në rritje, që përbën bazën e realizimit të vetëformimit intelektual permanent. E tërë kjo, është një zhvillim logjik i sistemit të punës të nxënësve , që kjo vijë metodike kaq aktive, të përshkojë natyrshëm krejt sistemin e punës së nxënësve dhe është e domosdoshme , që ai të paiset me një minimum të caktuar njohurish psikologjike. Dhe në këtë drejtim , në krye të punëve për afirminin e shkollës në nivel lokal e kombëtar, ka qenë padyshim gjatë ëktyre viteve, kontributi i mësuesit e drejtuesit Mark Vuji, model i arsimit lezhjan, i mësuesve dhe i drejtuesve. Përpunimi i përvojës së përparuar në fushën e mësimdhënies e të mësinxënies, thellimi i punës individuale të mësuesve për rritjen e shkallës së kualifikimit , krijimi i një atmosfere pune me kërkesa në rritje , çon natyrshëm në rritjen e pretendimeve të kolektivit dhe drejtorisë së shkollës, për të njohur teorikisht e zbatuar në mësim metoda dhe teknika , që vënë në lëvizje edhe më shumë mendimin e pavarur , krijues e kritik të nxëënsve. Prioritete që i ka vënë në çdo kohë në zbatim të ecurisë së procesit mësimor –edukativ, përsosjen e metodave të mësimdhënies e të mësinxënies , të drejtimit dhe të fushës së studimit , me kontributin e madh, Prof.As .Dr Mark Vuji , Mësues i Popullit . Prof. Mark Vuji , afro 20 vjet ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike , ka dhënë leksione në Universitet, në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë , autor i kapitujve për metodat në tekstet universitare të Pedagogjisë e Dialektikës dhe autor i disa studimeve për zhvillimin e arsimit për At Fishten etj. Vdiq më 24.7.2015 në Lezhë .

SHKARKO APP