“Nënë Tereza, murgesha me origjinë shqiptare që di të bëjë mrekulli”! Çfarë shkruante gazeta britanike më 1958-ën për Shenjtoren

Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj : është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”.

Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika, njëzet e shtatë shkolla, një qendër mësimore. Ajo trajton pesëdhjetë mijë të sëmurë çdo vit dhe mëson (shkollon) shtatë mijë fëmijë të paprekshëm (të sëmurë).

E veshur me një sari të bardhë, ajo përshkon rrugicat e frikshme të qytetit të vjetër me një furgon ngjyrë të kaltër në të cilin është shkruajtur : “Prekni lebrozët me dhembshuri”.

Ndihmësit e saj vazhdojnë të ngarkojnë nevojtarë në të për t’i transportuar nëpër spitale.

Për më të mjerët e këtyre të varfërve, ajo themeloi një institucion të cilin e quajti “Shtëpia e vendasve në prag të vdekjes”.

“Një vdekje e butë është bekimi i vetëm që mund t’u sjell atyre”, tha ajo.

Një ditë, një dem i tërbuar u fut në turmën e mbushur me njerëz në rrugicat e errëta, duke përmbysur dhe shkelur gjithçka. Nënë Tereza e qetësoi me një lëvizje të dorës. Që atëherë, është përfolur se ajo di të arrijë (bëjë) mrekulli.

SHKARKO APP