“Nëntor i Ftohtë” dhe “Gardhi” në Festivalin e Selanikut

Në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut që do të mbahet nga data 1 deri më 11 Nëntor Kosova përfaqësohet me 2 filma; “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj. Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit “Balkan Survey” i kuruar nga Dimitris Kerkinos. “Balkan Survey” ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit.

Regjisorë të mirënjohur dhe ata debutantë trajtojnë një sërë temash sfiduese në thelbin e edicionit të sivjetshëm të 15 filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër. “Balkan Survey” paraqet gjithashtu programin “Before the Wave Breaks” me 8 filma ikonikë të regjisorëve paraardhës të kinemasë së re rumune. Festivali i Selanikut është një nga festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” “Si qeni n’rrush”, etj..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?