“Nermin Vlora” dhe Jiang Yu

Fondacioni“Nermin Vlora“ i jep medaljen “Mirënjohje”zonjës Jiang Yu, ambasadores së Republikës së Kinës në Shqipëri
 Nga Elsa Xhai

Fondacioni “Nermin Vlora“ i jep medaljen “Mirënjohje” zonjës Jiang Yu, ambasadores së Republikës së Kinës në Shqipëri.

Në një darkë të shtruar nga ambasadorja e Kinës në selinë e ambasadës, enkas për fondacionin, ka shkaktuar emocione të mëdha, që nuk do të fshihen lehtë nga kujtesa e grave që morën pjesë.

Delegacioni i fondacionit përbërë nga  Zenepe Luka, Margarita Xhepa, Makbule Çeço, Irini Qirjako, Aksinja Xhoja, kryetare e degës së Fondacionit e Puglias në Itali, Silvana Braçe, Dëshira Subashi, Zylfie Gjoni Duraku (kryetare e degës së Fondacionit në Ulqin), Ajtene Krasniqi kryetare e degës së Fondacionit në Prizren, Flora Durmishi (gazetare në Prishtinë), Migena Arllati (kryetare e degës së Fondacionit në Gjakovë) dhe Vojsava Rama (kryetare e degës së Fondacionit në qytetin e Vlorës).

Në këtë event kushtuar gruas, ishin të pranishme edhe gratë kineze, pjesë e personelit të Ambasadës.

Pjesmarrëset me të drejtë e vlerësuan si një darkë të pazakontë, jo vetëm për menunë e pasur me gatime karakteristike kineze, por, mbi të gjitha, për vlerat kulturore artistike që përcollën recitimet e Nderit të Kombit Margarita Xhepa, kushtuar nënës, gruas, këngët polifonike, kënduar nga Irini Qirjako dhe interpretimi magjik në piano i mjeshtrit të madh Aksinja Xhoja. Emocione solli edhe interpretimi në piano i znj. Chen Sisi.

Ambasadoria Jiang Yu mbajti fjalën e mirëseardhjes, duke theksuar rolin që ka luajtur Fondacioni “Nermin Vlora”, që rilidhi miqësinë me gruan kineze 7 vite më parë, pas 50 vitesh ndërprerje dhe që vazhdon të bashkëpunojë duke organizuar veprimtari të përbashkëta.

Kryetarja e fondacionit Zenepe Luka, vlerësoi pritjen e ngrohtë dhe i dorëzoi zonjës ambasadore medaljen “Mirënjohje” akorduar nga fondacioni.

Ajo kujtoi vizitën e delegacionit të fondacionit për herë të parë në mars të vitit 2011, pas plot 50 vitesh ndërprerje të bashkëpunimit mes grave të dy vendeve dhe më pas pjesmarrjen në Forumin Botëror të Gruas në nëntor po të këtij viti, ku fondacioni mori vlersimin.

Ajo nënvizoi mbështetjen që i ka dhënë Federata e Grave Kineze, për paisjen me aparatura si skaner, printer, kompjutera etj, që kanë ndihmuar tepër në punën e fondacionit.

Të pranishmet ndoqën një dokumentar, që pasqyronte sukseset e gruas kineze.

Gjatë darkës përshëndetën edhe zonjat Makbule Çeço, Dëshira Subashi, Zylfie Gjoni Duraku dhe Ajtene Krasniqi. Ambasada shpërndau dhurata simbolike për të ftuarat e fondacionit.

Ambasadorja Jiang Yu nderohet me medaljen “Mirënjohje” të fondacionit Nermin Vlora Falaschi.

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh:  “Ndihemi të lumtura, që kemi në mesin tonë, zonja të nderuara të fondacionit “Nermin Vlora”. Në Kinë ka një fjalë të urtë: “Gratë mund të mbajnë gjysmën e qiellit”. Në epokën e re të ndërtimit të gjithanshëm të shtetit modern të Socializmit, puna me gratë kineze ka marrë arritje të reja. Ato kanë dhënë kontribute femërore në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetëshëm të ekonomisë për mbajtjen e stabilitetit të shoqërisë, duke luajtur një rol si “gjysma e qiellit” në realizimin e ringjalljes së madhe të popullit kinez, të ëndrrës kineze.”

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” ka grumbulluar në gjirin e tij gra të shquara  në të gjitha fushat, si në kulturë, publicistikë, krijimtari letrare, jurisprudencë dhe shkenca të ndryshme, që jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave të grave, por edhe në bashkëpunimin me organizata të ngjashme.

Gratë shqiptare kanë luajtur një rol pozitiv në nxitjen e zhvillimit ekonomiko-shoqeror dhe kanë ndikuar ndjeshëm në ecjen përpara dhe forcimin e mëtejshëm në mardhëniet midis dy popujve tanë.

Pala kineze ka dëshirë të shtojë komunikimin me gratë shqiptare, të zhvillojë aktivitete të larmishme në shumë fusha, me qëllim që të rrisin vitalitetin e bashkëpunimit miqësor mes qarqeve të grave të dy vendeve tona, të pasurojë konatacionin e mardhënieve miqësore tradicionale kineze-shqiptare, gjë që do të forcojë mardhëniet bilaterale në një shkallë më të lartë dhe do të kontribojë më shumë për ndërtimin e një komuniteti të së ardhmes, të përbashkët për njerëzimin.

Një darkë e paharruar me një mikeshë të rrallë, diplomate të shquar, mike zemre për gruan shqiptare, ambasadoren Jiang Yu, thelloi ndjenjat e miqësisë duke shtuar bashkëpunimin në të ardhmen.

SHKARKO APP