Nermin Vlora Falaschi, sot mbush 98 vjeç

Nga Zenpe Luka –

Lindi në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e parë e kreu në Institutin “Motrat Qiriazi”, në Kamëz të Tiranës. Kur u shtetëzuan shkollat, ajo vazhdoi studimet klasike në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. U martua me diplomatin italian Renzo Falaschi. Përvetësoi kulturë të madhe humanistike, përfituar jo vetëm në familje, jo vetëm në shkollat e Shqipërisë në atë periudhë, jo vetëm në Universitetin e Sienës, por edhe gjatë shërbimit diplomatik të bashkëshortit në kontinente të ndryshme. Njohja e tetë gjuhëve, ashtu si edhe kureshtja e saj për dituri, ka bërë që ajo të jetë e pranishme në qëndrat akademike të vendeve të ndryshme të botës, ku bashkëshorti i saj ka shërbyer nga grada e ATSH deri në atë të ambasadorit.

Sipas mendimit të kritikëve të ndryshëm, përveç kulturës së saj të spikatur dhe me përvojë jete jashtëzakonisht të madhe, ajo është e pajsur në mënyrë të veçantë me këto karakteristika dalluese:

Ndjeshmëri, mendim, intuitë. Veçori këto që i japin mundësi asaj të hartojë, me të njëjtin frymëzim, vjersha, romane, ashtu si edhe punime shkencore duke arritur të fitoje çmime dhe dekorata të larta në vende të ndryshme.

Interesi i Nermin Vlorës për qytetërimet e lashta filloi gjatë misionit diplomatik të bashkëshortit në Bogota të Kolumbisë, ku ajo, pasi vizitoi muzeun, u bind se ato pamje të arta, të punuara me mjeshtëri të madhe, paraqesin një kulturë të zhvilluar dhe magjepsëse. Me dashuri të veçantë e vështirësi të ndryshme, ajo filloi gërmimet me pasion dhe, pas dy vjet pune, arriti të botojë librin e parë “Mbi qytetërimet e lashta parakolumbiane”, libër që u prit mirë dhe që u nderua me përkthimin në spanjisht nga vetë Presidenti i Republikës, Karlos Jeras Restrepo.

Kështu filloi aktiviteti i saj me qëndrat kulturore të ndryshme si psh. Akademia e Gjuhësisë, shtypi, televizionet etj. Mbas pesë vitesh të misionit në Bogota, para se të largohej përgjithmonë, në korrik të vitit 1981, qeveria e Kolumbisë e nderoi Nerminin me urdhërin e lartë “Oficial de la Orden de Sancarlos”.

Ajo ishte gruaja e parë e huaj, së cilës i është dhënë ky urdhër i lartë.

Qysh nga viti 1978, ajo i është kushtuar studimit gjuhësor të qytetërimeve të lashta euro-mesdhetare, duke arritur të deshifrojë dokumente epigrafike Pellazgo-iliro-etruske dhe ka botuar libra të ndryshëm mbi këto të dhëna.

Nga fillimi i vitit 1988 dhe deri në fund  të vitit 1999 ajo ka trajtuar këtë argument në Radion e Vatikanit, stacionin e gjuhës shqipe.

Kur Shqipëria ishte e mbyllur, ajo ka zhvilluar aktivitet të dëndur me diasporën shqiptare, duke shkruar ne gazeta, revista si psh. në fletoren e shquar “Dielli”, të shoqatës së mirënjohur “Vatra”; në revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit, ashtu edhe në tremujoren “Koha e Jonë”, që u shkonte falas të gjithë shqiptarëve në kontinente të ndryshme.

Nermin Vlora ka ligjëruar mbi personalitetet e rëndësishëm të Rilindjes Shqiptare dhe mbi lashtësinë e gjuhës shqipe, me prejardhje pellazgo-lire. Mbi këtë argument të fundit, ajo ka ndeshur shumë kundërshtarë, por edhe përkrahës të flaktë që me entusiazmin e tyre, e kanë ngritur lart emrin e saj, duke bërë në mënyrë që ajo të fitojë çmime dhe urdhëra të rëndësishëm. Është ftuar të ligjërojë në universitete e qendra kulturore të ndryshme: Në Itali, SHBA, Britaninë e Madhe, Kolumbi, Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Kosovë.

Në botimet e ndryshme, pikërisht në atë të fundit me titull: “Prona Gjuhësore e Gjenetike. Probabilitetet e Monogjenezës Embrionale të Fjalëve”, ajo është përpjekur të barazojë fjalë midis tyre në formën embrionale të gjuhëve, duke zbuluar pajtime e rrënjë të përbashkëta dhe si pasojë, duke parashikuar hipotezën e monogjenezës së fjalëve me prejardhje prej të njëjtit burim. Për të arritur në këtë përfundim, ajo është mbështetur mbi shkrimet e autorëve të lashtësisë si Homeri, Tuqididi, Herodoti, Virgjili etj, deri në studiues të ditëve tona si psh. Cavalli Svorza Doc. në Stanford Universitu të Kalifornisë, në veprën: “Popoli, Geni e Lingue”/1996, ku, në grafikën e gjuhëve të ndryshme, shqipja paraqitet si gjuha më e lashtë.

Nermini mendon se i duhet kushtuar vëmendje e veçantë jo vetëm grafikës, por veçanërisht tezës së prejardhjes së gjuhëve nga i njëjti burim. Nermini ka bashkëpunuar edhe me diasporën shqiptare, duke vajtur atje ku e kanë ftuar bashkatdhetarët dhe me zell të veçantë ka mbrojtur çështjen e Kosovës, Dardanisë së Lashtë dhe të qytetëruar.

Çmime dhe dekorata kryesore që iu dhanë Nermin Vlorës:

1981 “Oficial de la Orden de San Carlos”, “Motu proprio të Presidentit të Republikës të Kolumbisë”.

  1. Laurea “Honoris Causa” për gjuhësi krahasimtare, nga World University, Benson (Arizona-USA).

1987, Senatore (seksioni shkencor) i Akademisë Ndërkombëtare” Guglielmo Marconi”,  Romë.

1989, Senatore e Akademisë Ndërkombëtare “Medicea”, Firenze.

1993, Cavaliere dell’ Ordine al Merito della Republika Italiana.

1993, Urdhëri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë (motu proprio të Presidentit të republikës së Shqipërisë)

1998, Commmendatore dell’ Ordine al Merito della Republika Italiana. 

Krijimtaria e Nermin Vlora Falaschi

Botimet kryesore dhe konferencat.

–  “Zotëria i Kohës” – poezi, Bolonjë 1967, e ribotuar në Romë, më 1976, me përkthimin shqip në krah.

– “Udhëkryqi”, Romë, më 1968 (Finaliste e çmimit Viareggio).

– “Ish” (E nesërmja e kohës) – roman filozofik, Romë 1971 (Finaliste e çmimit Viareggio).

– “Gjurmë Gjaku”,  roman – Milano 1973.

– “Kina”, përshtypjet – Romë 1973.

– “Nga gjysëm hëna, tek hëna” eksperienca mbi frazat e botimit të Apollonit të 14, Milano,1973.

– “Vinci i Kurorëzuar” – roman, kronikë mbi Ugandën, Romë 1976.

– “Momente Kolumbiane” – ese, me përkthim respektivisht  ish Presidentit të Kolumbisë, Carlos Lleras Restrepo, Romë, 1976.

– “Kopështi i Kujtimeve” – poezi e përkthyer në katërmbëdhjetë gjuhë (anglisht, arabisht, spanjisht, kinezçe, shqip, italisht, gjermanisht, turqisht, hebraisht, portugalisht, suedisht, rusisht, frëngjisht dhe indisht, Romë, më 1979.

– “Vlerësime mbi qytetërimin parakolumbian Chibcha” – ese, Romë, më 1980.

– “Qytetërime parakolumbiane dhe forma peskëndore e Dogmave të Universit”, ese – Bogotam 1980.

– “Komiteti: Kolumbi, Lamtumirë”, poezi të përkthyera në pesë gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, shqip; gjithashtu në spanjisht në përkthimin e ministrit të punëve të jashtme kolumbian, Diego Uribe Vargas, Romë, më 1981.

– “Pellazgët-Ilirët-shqiptarët” – interpretime epigrafike dhe komente të rrjedhura historiko-linguistike në italisht, anglisht dhe shqip, Romë më 1984.

– “Etruskishtja, gjuhë e gjallë”, interpretime më të hollësishme epigrafike dhe komento historiko-gjuhësore, italisht dhe anglisht – Romë, më 1989.

– “Lashtësia e gjuhës shqipe”, përmbledhje me më shumë se pesëdhjetë programe historiko-gjuhësore mbi lashtësinë e gjuhës shqipe, të transmetuara në radion e Venedikut më 1988-1989 – Romë, më 1991.

– “Shqipja – çelësi i gjuhës shqipe”, interpretime epigrafike dhe komente mbi “Shqipja, çelësi i gjuhëve” – Romë, më 1992.

– “Paleografia” tregon një vazhdimësi gjuhësore nga pellazgët, ilirët, trakët, etruskët deri tek shqiptarët. Fjalim i mbajtur më 1989 në Universitetin e Warwick 9gb0.

– “Il Signore del tempo – Zotëruesi i Kohës” – poezi në italisht të krahasuar me një tekst në shqip, Romë më 1986.

– “La Dolce Attesa-Sweet Extectancy” (Pritja e ëmbël), poezi e përkthyer në tri gjuhë – Romë,1980.

– “Regjistrimet Para – italike” – një gjuhë e përbashkët në të dy anët e Adriatikut. Konferencë e mbajtur më 1986 në Fondacionin Kurse me Nivele (Apo e publikuar në të njëjtin vit në Firence.)

– “Pellazgët, gjurmë Etruske në Paleografi Euro-Mesdhetare”, fjalim i mbajtur në “Simpoziumin e 5-të ndërkoimbëtar të Gjurmëve Etruske, e publikuar në Milano, më 1990.

– “Gjuha Pellazge-Ilirishtja Mesdhetare”, fjalim i mbajtur në Simpoziumin e 7 ndërkombëtar të  gjuhëve Etruske”, mbajtur më 1990 në Palma de Majorka (Spanjë), publikuar në Milano, më 1992.

– “Idioma Pellazge në Europën Mesdhetare”, dokumente epigrafike të Portugalisë, fjalim i mbajtur më 1988 në Universitetin e ri të Lisbonës dhe publikuar më 1990.

– “Trashëgminia Linguistike dhe gjenetike” – probabilitet të monogjenezës embrionale të fjalëve. Fjalim i mbajtur më 1987 në Universitetin e Mainzës, Gjermani, në anglisht dhe në shqip, botuar në italisht dhe shqip në Tiranë në të njëjtin vit.

– “Memorie të harruara” – ese në italisht dhe në shqip,  Romë, më 1973.

– “Lucrezia Borgia “, ese – Bogota,1978.

– “Mendimi Filozofik i Leonardo Da Vinçit”, ese në italisht, spanjisht dhe shqip – Bogota, 1978.

– “Poetë hermetikë italianë” – ese, Romë 1982.

– “Rëndësia e gruas në Iliri” – ese (e marrë nga dokumente epigrafike të Dodonës dhe të Butrintit),  Romë 1985.

– “Ismail Qemal-Vlora, 150 vjetori i lindjes”( I. K.V. në 150 vjetorin e lindjes) Konferenca e mbajtur në Vlorë, më 24.1.1994 dhe e publikur në të njëjtin vit.

– “Pellazgjishtja-Ilirishtja Mesdhetare”, kontribut për studimet në nder të Federico Curato nën kujdesin e Universitetit të Pavias, volumi i dytë, Milano,1996.

– “Vera”, përkujtime dhe konsidrata në nder të piktores shqiptare Vera Blloshmi Mellet, në anglisht, italisht dhe shqip – Romë 1998.

– “Profili i grave shqiptare në histori” ese mbi mbretëreshën Teuta, Nora Kelmendi, Bubulina, Miro Tërbaçi dhe Elena Gjika (Dora D’Istria), i mbajtur në Reggio Calabria, 27 shkurt 1999, ne rastin e simpoziumit “Të drejtat e Gruas”, e publikuar ne te njëjtin vit në Romë.

– “Ismail Kemal Vlora – Memorie”, përkthim nga anglishtja, Romë, 1978 e ribotuar në Romë, më 1992, e riparë dhe e korigjuar me kërkime historike të Renzo Falaschit.

– “Studimet e gjuhës shqipe”, konferencë e mbajtur më 16 qershor 1984, në Universitetin “Kolegji Boston” dhe e publikuar në të njëjtin vit.

– “Etruskët dhe Toskët”, konferencë e organizuar më 31 janar 1986, nga shoqata e kërkimeve arkeologjike e Sienës.”La Stele di Lemno”, konferencë e mbajtur më 26 tetor 1985, në Akademinë Tiberiane në Romë.

– “Paleoshkrimet e Europës Mesdhetare”, Konferencë e mbajtur në shtator 1986 në Universitetin e Botës të Toksonit (Arizone, USA, me rastin e dhënies së çmimit “Honoris Causa” në Linguistikën e Krahasuar.

– “Idioma e Pellazgëve (ose më mirë Euro-Mesdhetarëve)”, Konferencë e mbajtur më 1989, në Akademinë e Mesdheut në Romë.

– “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, konferencë mbi tregimet e Homerit, e Herodotit e të Tuciditit deri në mendimet e studjuesve modernë, organizuar nga “Ne publicistët” – Romë, dhjetor 1993.

– “Iliria dhe Idioma Etruske”, konferencë e mbajtur më 15 korrik 1981, pranë Akademisë së Gjuhës në Bogota.

– “Gjuha e Popujve – arkivi më i çmuar dokumentar”, ese e publikuar nga “Buletini Europian” nga Fondacioni Europian Dragan – Milano, nëntor 1985.

– “Përshtypje mbi Ugandën”, Konferencë e mbajtur në Romë më 1976 dhe në Bogota më 1977.

– “Problemet e pranishme në kulturën shqiptare”, Konferencë e mbajtur në New York, më 1977.

– “Takim me poetin Dritëro Agolli”, përkthim dhe koment -Romë 1985.

– “Kongresi i Prizrenit 1878”, konferencë e mbajtur për herë të parë në New York në qershor 1978 dhe e përsëritur në Columbus  University të New York, në qershor 1998.

– “Fjalim mbi qytetërimin Chibcha, konferencë e mbajtur më 1980 në Romë dhe në Bogota.

– “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi europian i shekullit të 15-të”, konferencë e mbajtur në Paris më 1980 dhe në Gjenevë, më 1998.

– “Humanistët Shqiptarë, kontributi i tyre në Rilindje dhe në poezinë e kohëve të sotme.”Konferencë e mbajtur në Lidhjen “Besa” në Romë, në dhjetor 1986, e publikuar nga Gazeta “Dielli” e Bostonit, më 16 maj 1986 me titullin “Humanistët shqiptarë”.

– “Gjuha amë e Ismail Qemalit” (gjuha mëmë e IK), konferencë e mbajtur më 2001 në Univeristetin e Vlorës.

– “Gjuhët antike dhe Pellazgu – Iliri – Etrusku”, konferencë e mbajtur më 2002 në Akademinë Kulturore “Iliria “ Romë.

Botimet e ndjekura shfaqen në bibliotekën “Vedovato” në Këshillin e Europës në Strasburg.

Përveç bibliotekës kombëtare në Romë, shumë nga botimet që thamë më sipër, gjenden në disa bilioteka e muze, midis të cilëve muzeu britanik i Londrës, Biblioteka e Kongresit në Uashington, Bibliotekat Kombëtare në Prishtinë, Tiranë, Paris, Bogota, në Mainz (Gjermani), Firence dhe gjetkë.

Vepra “Omnia” e Nermin Vlora Falaschi, është përmbledhur (me përkthim në shqip, aty ku është e nevojshme, publikuar më 1998 në Prishtinë, në një botim të çmuar nën kujdesin e profesor H. Hasani me titull “Pellazgët-Ilirët-Etruskët-Shqiptarët”, plotësim të prof. S Rizaj.

Vlerësimet për Nermin Vlorën

1- 1981 “Urdhër zyrtar i San Karlosit” motu proprio e Presidentit të Republikës së Kolumbisë.

2- 1986. Diploma Honoris Causa në Linguistikë e Krahasuar të Univerostetit të Botës të Bensonit (Arizone, USA).

3- 1987, Senatori (Seksioni shkencor) të Akademisë Ndërkombëtare “Guglielmi Marconi), Romë.

4 – 1989, Senator i Nderuar të Akademisë Ndërkombëtare të Firences.

5 – 1993, Kalorës me Urdhër për Meritë të Republikës Italiane.

6 – 1993, Urdhëri “Naim Frashëri i Klasit të Parë”, motu proprio e Presidentit të Republikës të Shqipërisë.

7 – Komendator i Urdhërit për Merita të Republikës Italiane.

8 – Më 1998, Ambasadore e Kombit të Shqipërisë.

 

SHKARKO APP