New York Times vlerëson “Hygenotët” dhe Ermonela Jahon
“Opera National de Paris” feston 350-vjetorin me sopranon shqiptare Ermonela Jahos. Performanca e saj në rolin e Valentinës në shfaqjen “Hygenotët”, është cilësuar me nota superlative edhe New York Times, duke i dedikuar një artikull rikthimit të kësaj opere në skenën gjigante parisiene.
Në këtë shkrim i kushtohet vëmendje edhe rikthimit të kompozitorit Giacomo Meyerbeer, duke u ndalur tek ndikimi që kanë pasur veprat e tij edhe tek operat tjera me famë. “Pas 350 vjetësh, opera franceze përkufizon përsëri operën”, thuhet në këtë shkrim, ku këngëtarja shqiptare veçohet për interpretimin e saj të zjarrtë që ndez konfliktin e veprës.
Kjo vepër është e bazuar në tragjedinë e Rasinit, të shkruar një vit pasi opera u themelua në vitin 1669. Vepra e Rasinit është injoruar në mënyrë masive midis shekullit e shtatëmbëdhjetë dhe atij të njëzetë; “Hygenotët”, ashtu si veprat e mëdha të njëpasnjëshme të Meyerbeerit, nisën po ashtu të zhdukeshin pak a shumë nga repertori.
“Arti madhështor, format madhështore të artit, ndoshta mund të kenë ulje dhe ngritje përsa i përket popullaritetit, por cilësia është cilësi, siç është bërë e njohur në 1670, 1836 apo në vitin 2018. Të shikosh sot këtë operë do të thotë të kuptosh eklipsin e gjatë të Meyrbeerit, madje ta mohosh duke e çrrënjosur përzemërsisht për rilindjen e tij aktuale. Ai luan ndonjëherë një lojë në agonizëm dhe të duruar, duke krijuar me përpikëri tensionin që shpërthen vetëm në fund të një mbrëmje të mbushur me emocion”, thuhet ndër të tjera në shkrim. /Shekulli/