Ngritja e Tokës: Rrëfimi për fotografinë që ndryshoi botën
Në vitin 1968, tre astronautë të NASA-s u bënë të parët njerëz që u sollën rreth orbitës së Hënës. Misioni “Apollo 8” po ashtu bëri fotografi të Tokës nga hapësira, transmeton Telegrafi.
Pamjet që do të dërgohen në Tokë nga ky misioni, do të ndryshojnë përherë mënyrën se si e shohim veten. Sepse, imazhi ikonik ofroi një perspektive që tejkalonte kufijtë kombëtare, politike dhe fetare.
Filmi dokumentar është realizuar nga National Geographic dhe është në vazhdën e dokumentarëve që afirmojnë besimin në shkencë, në hulumtime dhe në rrëfime si mënyra të duhura për të ndryshuar botën për të mirë.
Dokumentari është bërë nga Emmanuel Vaughan-Lee. Krahas xhirimeve të vjetra të nxjerra nga arkivat e që nuk janë transmetuar më parë, astronautët Frank Borman, James Lovell dhe William Anders reflektojnë këtu përvojat e tyre për të bukurën, frikën dhe madhështinë e Tokës kundrejt zymtësisë së hapësirës. . /Telegrafi/