Nis festivali i fëmijëve në Shkodër

Edicioni i 57-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” 10 interpretimet e natës së parë.

Zëra të magjishëm, larmi tekstesh dhe këngësh me mesazhe të bukura për të vegjlit, i dhanë në këtë mbrëmje emocione pa fund si fëmijeve, prindërve dhe organizatoreve të kësaj feste të madhe muzikore.

Kujtim Alija: “Shpresoj ti kemi dhënë publikut shqiptar një shfaqje të mirë që do vazhdojmë ta përmirësojmë deri në natën finale.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Emocione kanë edhe ata që prej një jete ndjekin festivalin.

Swiss Digital Mobile Reklama

I tillë është Tonin Fishta që ndonëse 20 vitet e fundit jeton në Itali, çdo edicion udhëton posaçërisht për të ndjekur live zërat e fëmijëve.

Tonin Fishta: “Qysh në festivalin e parë dhe deri tani e ndjek vazhdimisht.”

Finalja e madhe do të mbahet të premten e 14 qershorit, ku do të shpallet kënga më e mirë e këtij viti për fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?