Nis restaurimi i ikonave “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”
Zbulimi i veprave historike dhe mirëmbajtja e tyre është një aspekt mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë sonë.
Këto vepra po nxirren nga rreziku i harresës për t’u bërë të aksesueshme dhe të prekshme për vizitorët vendas dhe të huaj me qëllim promovimin e tyre, si dhe për t’u njohur më nga afër me historinë dhe vlerat që ato kanë në trashëgiminë tonë kulturore. Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit janë, duke u kryer ndërhyrje konservuese dhe restauruese në ikonat “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”.
Këto ikona janë pjesë e Pavionit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrja nga specialistët konservuese dhe restauruese konsiston në konsolidimin e shtresës përgatitore dhe të pelikulit piktorik.
Specialistët që merren me rikonstruksionin e këtyre veprave arti kanë si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit ,duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.